Arvizu: Është e pandershme të thuash që Withers-i kish politikë personale
Insinuatës së Berishës, se ambasadori Withers ka bërë politikë personale gjatë mandatit të tij në Shqipëri, i është dhënë ndërkohë një përgjigje e qartë disa muaj më parë, kur ambasadori Arvizu është intervistuar në Top Story. Në përgjigje të interesit të Ballës, se sa përfaqësonte z. Withers opinionin e tij personal dhe sa përfaqësonte qeverinë e Shteteve të Bashkuara, ai është shprehur gërmë për gërmë si më poshtë:
“Unë mendoj se çdo ditë që ai [Withers] qëndroi këtu, përfaqësoi besnikërisht pikëpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Unë jam plotësisht i bindur për këtë. Dhe unë do të thoja që kjo është e vërtetë për Marcie Ries-in përpara tij, si dhe për Jim Jeffrey-in përpara saj.... Tani, sigurisht, ne të gjithë kemi një sërë eksperiencash, dhe ne kemi disa pëlqime dhe disa mospëlqime, preferenca dhe stile. Kjo është natyra njerëzore, është e paevitueshme që disa prej gjërave që na bëjnë individualitete të vecanta do të gjejnë rrugën për t'u shprehur në gjërat që themi, në vendimet që marrim, në tendencat që ndjekim. Por në fund të fundit ne përfaqësojmë ketu në menyrë personale Presidentin, dmth, nqs ekziston një perceptim në Washington që dikush nuk po përfaqëson në mënyrë të mirë Shtetet e Bashkuara, ky dikush s'do të ishte më këtu.... Duke u kthyer prapa tek Ambasadori Withers, unë mendoj se është jo e ndershme – asëll-asëll, unë mendoj është shumë e pandershme – për njerezit të kenë sugjeruar që ai kishte axhendën e tij personale, që ai nuk po kryente politikat e Washingtonit.”
Këtë e ka thënë muaj më pare. Mund ta rithotë këtë ide pas intervistës së Berishës? S’do bënte keq.
E.G.
Add new comment