Riviera shqiptare viktimë e suksesit të vet

Postuar në 20 Shtator, 2011 06:39

Revista online “Monsters and Critics” ka botuar sot një artikull me këtë titull, në të cilin analizohet Riviera shqiptare nga këndvështrimi i turistëve të huaj që mund të jenë tërhequr drejt saj prej klasifikimit që i bëri “Lonely Planet” Shqipërisë si një nga destinaciaonet turistike që duhej vizituar në 2011-ën. “Nuk ka fshatra peshkatarësh apo plazhe të vegjël të izoluar, siç mund të imagjinohej – ka vetëm hotele e vila betoni të ndërtuara mu në breg të detit” – thotë një çift të rinjsh gjermanë për revistën. Pasi u zhgënjyen nga bregdeti, ata vendosën t’u ngjiteshin maleve përreth.

Si rezultat i bumit të turistëve shqiptarë të vendeve fqinjë, thekson artikulli, tani çdo centimetër plazhi nga Vlora deri në Sarandë është zënë me godina betoni dhe betonieret vazhdojnë të prodhojnë papushim lëndë të parë për të tjera godina. Aty-këtu mund të gjendet ndonjë shtëpi e vjetër tradicionale, që tërheq vëmendjen e turistëve perëndimorë, por ato janë vetëm ishuj të vegjël në detin e betonit.

E.Z.

Comments

Submitted by artur (not verified) on

<p>Turistet vijne ne Shqiperi per te pare dicka tradicionale shqiptare dhe jo per te pare ndertesa te shemtuara pa kurrfare lidhje me mjedisin.Eshte e hidhur por mese e vertete papastertia dhe betonizimi i bregdetit&nbsp; kane bere qe jo vetem Riviera por e gjithe Shqiperia eshte kthyer ne nje landfill,pra ne nje vend ku mund te hedhesh mbeturinat ku te duash dhe kur te duash,te ndertosh ku te duash e si te duash.Eshte per te ardhur keq qe kjo masaker nuk po ndalet por po vazhdon dita-dites.</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Fatkeqesisht, shume e vertete.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.