Rama: Berishën ta mundim me një votim masiv

Postuar në 22 Shtator, 2011 08:52

Komenteve të shumta të bëra në blogun e tij (http://edirama.al/blog/), Edi Rama i është përgjigjur kështu:

“Me kete shkaterrim qe saliu po i ben ekonomise, po prite deri ne zgjedhjet e ardhshme do te te duhet t’i ngresh taksat ne te gjithe tabelen, e jo t’i ulesh!! Ke prite shume gjate, mos prit edhe me gjate – jepi drejtim se ke ra klluke duke ngrohe vezet. Mosbindje civile eshte zgjidhja per mendimin tim, pastaj vijme tek taksat”, ka shkruar Elin Bah në një nga komentet e kesaj teme duke m’u drejtuar mua. E shkëputa këtë koment sepse deshirova të them ca gjëra, nisur edhe nga fakti se ndër blogje lexoj shumë “revolucionarë” të dëshpëruar që na kërkojnë një përmbysje të madhe, po e duan ndenjur para televizorit a duke kërkuar me kompjuter që ta bëjnë të tjerët. Në fakt përmbysja e madhe, e domosdoshme për Shqipërinë, mund të ndodhë vetëm nëse gjithësecili bën detyrën e tij e unë mundohem ta bëj timen pa harruar asnjë sekondë çfarë i duhet vendit, pa u kursyer në kohën e në energjitë e mia për të bërë më të mirën, pa shkelur në asnjë rast mbi bindjet e mia. Dhe bindja është se përmbysjen e domosdoshme e sjell vota, vota masive, vota që kapërcen malin e manipulimeve e të poshtërsive të pushtetit, vota që mblidhet nga të gjithë ata që duan përmbysjen, jo vetëm duke dalë vetë në votim, po duke marrë edhe të tjerë për dore, familjarë, miq, të afërm, fqinj, vota që s’pyet për “por”, “po ja”, “po edhe këta”, “po se mos ata”, “po dale ta shohim”, “po prapë njëlloj janë”, po “bla-bla-bla”, vota që rritet me rezistencë qytetare, me protestën e thjeshtë të gjithkujt që s’e ul kokën, me reagimin e gjithësecilit ndaj së keqes që po hyn thellë e më thellë. Më vjen mirë që nisma për heqjen e TVSH-së së bukës, qumështit, vezëve e ilaçeve dhe për uljen e TVSH-së së ushqimeve bazë në përgjithësi pritet mirë, e kuptoj edhe skepticizmin e disave që janë shprehur sinqerisht në këtë diskutim, por mbetet me rëndësi të kuptohet se opozita është alternativë, është një mundësi e re, është një shpresë që duhet ushqyer nga të gjithë, jo një çetë e armatosur që zgjidh për ata që rrinë para televizorit apo mjaftohen me të shkruarit në blogje problemin e heqjes së TVSH-së më të lartë siç e ka thënë bukur dikush në këtë bisedë, TVSH-së së Saliut. Që TVSH-ja e mbajtjes së Saliut në kurriz është taksa më e pallogaritshme e këtij populli as që diskutohet, po për heqjen e asaj takse opozita s’mund të bëjë përveçse këtë që po bën, duke i treguar popullit sesi ajo do të qeverisë falë votës. I takon popullit të zgjedhë nëse do të votojë kur të vijë dita e zgjedhjeve apo nëse do ta përshpejtojë me vullnetin e tij sovran ardhjen e asaj dite për të hequr nga shpina TVSH-në e padurueshme të qëndrimit të Saliut në pushtet. Opozita ka qenë, është e do të jetë gjithnjë me popullin, ne nuk po presim as gjatë as shkurt, thjesht po bëjmë të gjithë sa e si mundemi detyrën tonë, duke besuar se nuk jemi ne që e vendosim kur derdhet kupa e mbushur e marazit popullor prej padrejtësive, po është vetë dhe vetëm populli.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Mark (not verified) on

"Revolucionare te deshperuar"? O Ed a i mendon fjalet perpara se te shkruash? Kush nga kater viktimat e 21 Janarit  ishte thjesht nje luftetar interneti sipas teje? Kush nga ne mijera njerez qe mbushem sheshin me 21 Janar pret qe revolucionin tu a bejne te tjeret?Nuk e kemi ne fajin per deshtimet e tua.

Submitted by NARDI (not verified) on

Jam plotesisht me sa me siper, me pergjigjen e Edit. PSE?

Sepse me kujtohet shume mire kur u be greva e urise poshte kryeministrise pjesmarrja e mbeshtetesve ishte zhgenjyese. Me habiste nje fakt.......duke patur parasysh qe ne Tirane presupozohet se banon ajka....dua te them inteligjenca e ketij kombi, pjesa me e civilizuar e shqiptareve......ku ishin ato dite??????????

Pergjigja eshte e thjeshte: ekzakt sic thote EDI...................perpara televizionit. A nuk eshte e pafalshme? Eshte TURP qe Tirana e lejon nje sharlatan si berisha ti bej ligjin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Berisha eshte me maskarai nder ne, nuk besoj se ka te dyte nder ne kaq te poshter. Berisha dhe Edi jane dy bote totalisht te ndryshme......i pari eshte injoranca, primitivizmi, shtazeria, sherrbudallizmi, intrigant, shpifje, dallkauk, krijesa me e shemtuar e natyres ne aspektin e normave e vlerave. I dyti eshte tamam e kunderta e sa me siper.

Thone qe pushteti te prish................................yes....eshte e vertete por jo gjithmone dhe cdo njeri. Edi i ka do vite ne pushtet por nuk ka pranuar te perlyhet ne llum. PSE?

Sepse e eshte i zgjuar, sepse e di qe sinqeriteti ka jete te gjate, sepse e di qe nje dite ky vend duam apo zduam do kete DREJTESI. Ajo dite do vije. Kush mendon te kunderten eshte thjesht nje naiv.

Prandaj e dua Edin....pikerisht per keto cilesi.

Kush ka pak tru duhet te kuptoje qe Shqipetaret kane rastin te zgjedhin te parin njeri te KOMPLETUAR qe ju nevojitet per te fshire njehere e mire namin e zi qe kemi ne rajon dhe me gjere. Eshte njeriu qe na nevojitet per te shpetuar njehere e mire nga fukaralleku.

Nardi nga Hollanda

Submitted by Anonimm (not verified) on

Edi Rama dhe Sali B. kane nje ndryshim shume te vogel. Edi Rama eshte Manjak. Sali B. eshte Psikopat.

Submitted by mialeksi (not verified) on

rama eshte me i sinqerte se c'duhet.. :)

mbase kete kan parasysh ata qe i thon qe nuk esht politikan... :)

Submitted by myzeqari (not verified) on

Hm, e lexova me vemendje cka shkruar Rama e sdi cte them..Me duket kontradiktor. Perpos kesaj gjate ketyre viteve ka bere gabime te pafalshme..gati gati foshnjore per nje politikan. Ka shpenzuar mjaft energji para 2009, me dialogje e me the te thashe. Ne ekrane ishte tmerresisht visibel, me keq se Saliu, merrte pjese ne varrime, dasme, dreka e ku di une cfare, pa sens..Pas 2009 e radikalizoi opoziten qamet aq sa u be 21 Janari..tani sa hap e mbyll syte ul tonet ne maximum, nje 'shkrehje' e opozites..Se kuptoj dot! Nuk jam per dhunen, te merremi vesh, por kete tango te opozites se kercej dot! Nga njera ane kerkon vota, dhe mire ben. Bash me vota duhet mundur Saliu, nje lume votash duhet te derdhet, por kush i pjell keto vota? Hajde votojme Ramen se Saliu na plasi buzen? Edhe kjo mund te ndodhe..duke pritur vjen nje moment qe edhe njerezit lodhen, merziten, dhe duan nje "refresh". Por Rama vete me duket i konsumuar, i lodhur, aq sa komunikon tashme online..Ndoshta eshte strategji per te mos u ekspozuar aq dendur, cka eshte gje e mire, sepse une vertet se honepsja dot kur dilte dite e perdite ne ekrane..Dua te them qe smund ti meshohet fort kesaj ideje..konsumimit te Saliut..Ai me duket qe si ato barerat e keqij qe sa me shume ta presesh me fort rritet...Cila eshte rruga? Po ja psh. me normalja do ishte hapja e PS, cka Rama as qe e mendon hic me sa shoh, ka frike nga kjo me duket..Valle se ka kuptuar qe Saliu erdhi ne pushtet pasi hapi partine. E hapi? po ja ashtu sa per sy e faqe, por e beri ama. Ndersa Rama sa vjen dhe e mbyll..Nuk ofron intelektualet, ata qe kane mbetur, nqs ka. Distance te madhe shoh mes tij dhe fshatit, tmerresisht te madhe..Nuk voton me njeri ne fshat per fjalet burrnore te Rucit. Deputetet e PS, ne parlament me duken jo eficent..Mungesa e Rames ne parlament eshte handikap i madh..dhe Ruci, ska ate energji qe i duhet parlamentit..te duket atje sikur iu flet fshatareve te Laberise ose myzeqese, mos u ngele qejfi leberve. Nuk e kuptoj dot, sesi me i afert eshte Tom Doshi sesa Ben Blushi. Se di, por nqs opozita do vazhdoje ne kete vije, me kete ritem dhe e mbyllur me Ndoken, Kurt Kolen, Gjergj Kojen..ahere te veshtire e shoh, shume te veshtire ate lumin e votave qe pretendon Rama... Vetem, nqs nuk ben Saliu ndonje marrezi tjeter..

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

Keshtu mire flet ky por " Harron" se  ata qe ka mbrapa nuk jane  me pak se ata qe ka Saliu.........Te kthej njehere koken Brenda PS dhe te Shoh se ke Ka..................

Submitted by emigranti (not verified) on

Keto qe thote Edi Rama ne parim mund te jen te drejta por nuk dua te ndalem ketu. Ato qe mund apo s'mund te bej opozita hyjne ne lojrat elektorale, ashtu sic jane edhe premtimet e qeverise. Nuk me ngrohin e as me ftohin as premtimet e njerit e as te tjetrit ajo qe ndoshta me jep te mendoj eshte siti i ri i kryetarit te opozites. Me sa kam djeni, ndofta jam dhe i gabuar nuk ka ne boten perendimore nje kryetar opozite qe ti pergjigjet problemeve te popullit nga websit-i i tij personal. Da te ndaj me ju nje dyshim qe kam.

Ndoshta valle kjo veprimtari e vrullshme ne boten e internetit nga ana e kryetarit te opozites lidhet me ndryshimet e reja qe do te behen ne kodin e ri elektoral dhe votimin ne baze te tij te emigranteve shqiptare neper bote?

Le ta themi hapur, kjo veprimtari e vrullshme e z. Rama ne internet eshte per ne qe jemi jashte atdheut dhe informohemi nepermjet internetit se per ata qe jane ne shqiperi, pavarisht shifrave qeveritare ne baze te te cilave shqiperia po arrin dhe po kalon edhe vendet e zhvilluara per sa i perket internetit, nuk informohen nga interneti por nga mediat televizive dhe ato te shkruara. Nuk e di n.q.s kjo hamendje e imja do te vertetohet apo jo por n.q.s do te ndodhe do te tregoje dhe nje here se politikanet e shqiperise nuk e kane hallin tek problemet e medha te shqiperise por tek karrigja e tyre.

Me respekt emigranti

Submitted by paskali (not verified) on

edi rama sipas meje eshte te pakten 10 vjet perara sales por shqiptaret votojne salen se do mbjelli arra !!??

Submitted by Erion (not verified) on

O njerez,ju qe u vrate ne Gerdec dhe 21 janar,ju mijera qe ju flaken nga puna per t'ju zevendesuar me fisin e malsise,ju qindra mijera qe po rripeni deri ne palce nga cmimet,taksat dhe gjobat e kesaj qeverie dhe qe ju detyrojne me ligj te paguani energji elektrike edhe per vete edhe per tribute e periferise,ju qe banda e cubave ne pushtet u grabit si pa te keq pronen e trasheguar me breza,ju dhe une bashke me ju, prishim nervat dhe humbim kohen kot duke shpresuar dhe pritur nga nje si Edi Rama. Ky njeri i konsumoi dhe shperdoroi te gjitha shanset qe pati:revolten pas Gerdecit dhe 21janarit,voten masive popullore,protesten per voten e vjedhur dhe greven e urise.Perfundoi ne nje poshterim publik qe pushteti dhe amerikanet i bene me zgjedhjet e majit.Dhe si i menderosur qe eshte pas gjithe kesaj si pa te keq lepin c'ka peshtire per 2 vjet,me justifikime e teza qesharake e madje percmuese per ate popull qe e perkrahu deri ne ekstrem sa here qe i beri thirrje.Sipas tij njerezit qe po vuajne kane vetem detyrimin ti pergjigjen deri ne vdekje kur ai ka nevoje,dhe ky ka te drejte ti braktise edhe kur vriten qe te mos rrezikoje asnje grime pasurite e vena nga pushteti i votes se po atyre njerezve. Nese ne Partine Socialiste do te vazhdojne ta mbajne per kryetar nje shumice idiotesh,interesaxhinjsh dhe te depersonalizuarish,atyre qe kane dy pare mend nuk u ngelet mundesi tjeter pervecse ne lindjen e nje levizje(jo partie) te re politike dhe ta lene Ramen me shpresen e vetme qe duket se ka per momentin:Gejxhin e Cacit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.