Spille, plazhi i burkës
Një shkrim i korrespondentes së AFP në Shqipëri, Brizeida Mema, është marrë nga një radhë mediash të huaja ndër to edhe Al Arabiya, një televizion panarab me qendër në Dubai. Në qendër të reportazhit është plazhi i Spillesë, diku me Kavajës dhe Durrësit i cili mbiquhet edhe ‘plazhi i burkës’. Në një foto që shoqëron artikullin shfaqen një grup grash të mbuluara kokë e këmbë që lahen në det. Në një tjetër një grua në moshë mbytur gjithashtu në të zeza i kalon anash një bjondine të kolme në bikini të kaltër. Gazetarja i ka shtuar këtij kontrasti të fortë bikini-burka edhe një burrë që prezantohet si Selim. “Pse disa njerëz mendojnë se të ekspozosh mollaqet është shenjë civilizimi dhe lirie ndërsa të mbrosh trupin nga vështrimet e të tjerëve është një shprehje e prapambetjes?’ pyet ai.
Shkrimi i AFP vazhdon me shpjegimin se pse Spilleja konsiderohet si ‘plazhi i burkës’: nuk ka asgjë zyrtare për këtë; në mënyrë informale është mësyrë nga muslimanët konservatorë që nuk dëshirojnë t’i ekspozojnë trupat e tyre ndërsa lahen dhe është i vetmi cep i këtij lloji në vijën e gjatë bregdetare shqiptare në Adriatik dhe Jon.
L.A.
Comments
"S pille, plazhi i

"S pille, plazhi i burkës".

Me duket se kavajsit kan ba nji hap perpara ne krahasim me te kaluemen e tyne.

Add new comment