Gardisti i arrestuar lë qelinë pa lejen e prokurorëve

Postuar në 25 Shtator, 2011 05:00

I vetmi scoop i ditës së sotme mund të lexohet në të përditshmen Shekulli. Gardisti Sadik Çela, i njohur si kushëri i afërt i kryeministrit Berisha, e ka lënë qelinë e burgut. Ai është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë e vendim të Gjykatës së Lartë, por tanimë ndodhet në Spitalin Ushtarak me pretendimin e problemeve shëndetësore. Në rrethana të tilla, do duhej, normalisht, të shkonte e të kurohej në spitalin e burgut, por atë e kanë transferuar drejt e në spitalin ushtarak. Për t’u transferuar nga qelia në spitalin e burgut nuk ka procedura të ndërlikuara; është mjaft një autorizim i drejtorit të burgut mbi bazën e opinionit profesional të mjekut. Ndërsa transferimi në spitale të tjerë bëhet vetëm me lejen e Prokurorisë, dhe kur kjo e fundit nuk bindet për ta dhënë këtë leje, çështja mund të shkojë në po atë gjykatë që ka dhënë fillimisht masën e arrestit.

Ky është rasti? Jo, gardisti Sadik Çela s’e ka parë fare derën e spitalit të burgut. Për më tepër, burime të prokurorisë (sipas Shekullit), thonë se ata nuk kanë asnjë dijeni për probleme shëndetësore të të pandehurit. “Deri më tani, zyrtarisht ne nuk kemi marrë ndonjë njoftim apo shkresë ku tregojnë transferimin e të dyshuarit Sadik Çela nga dhomat e paraburgimit në ambientet e Spitalit Ushtarak. Nuk e dimë gjendjen e tij shëndetësore, por, dyshojmë se transferimi i tij është bërë vetëm për faktin e mos qëndrimit të tij në qelinë e burgut, deri ditën që do të dal sërish para Gjykatës së Shkallës së Parë për vleftësimin dhe caktimin e një mase të re sigurie”- thonë prokurorët..

Një lajm i tillë pëshpëritej prej ditësh, por me sa duket vetëm sot është konfirmuar nga organi i akuzës, i cili do duhet të shkojë përtej këtij konfirmimi. Kjo është një ngjarje skandaloze.

E.G.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Ky titulliiketij shkrimit ne shikim te pare duket sikur thote :--Gardisti&nbsp; i arrestuar le qeline pa lejen e prinderve ...loooooooooooooool hahahahahaha</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.