Duket se Berlusconi i ka bërë ditët e veta në politikë
Një nga njohësit më të mirë të jetës politike italiane, Ernesto Galli della Loggia, shkruante në një artikull të sotshëm në Corriere della Sera se Berlusconi i ka bërë ditët e veta në politikë. E dinë të vetët, e dinë dhe kundërshtarët e tij, që kanë kalcifikuar gjithë kohën radhët e tyre me anti-berlusconi-zëm. Ai vetë nuk po jep shenja se don të hapë rrugë, por kjo nuk duket se ka ndonjë rëndësi.
Është e vërtetë, se nga brenda nuk ka guxuar kush deri më sot t’ia kërkojë largimin, pasi pjesa më e madhe e karrierave politike të njerëzve të maxhorancës janë të ngritura mbi simpatinë e dashamirësinë që Berlusconi ka patur për ta, por kohët e fundit, për shkak të të palarave që i kanë dalë në shesh, teksa bëhen hetime për të e për të tjerë (ka arritur deri atje sa të përdorë avionët shtetërorë për t’u bërë një xhiro “vajzave të veta”, apo ka pranuar të shoqërohet në një vizitë zyrtare nga një i kërkuar prej drejtësisë), duket se kanë nisur të flasin. Tremonti, një nga mendjet më brilante të maxhorancës, është gjendur ditët e fundit i rrethuar nga një sulm i besnikëve të Berlusconi-t, gjë që do të thotë se ai “është duke hedhur vickla”. Alemanno, ish-delfin i Fini-t dhe kryebashkiak i Romës, u shpreh sot se nuk mund të tolerohet situata, kur rangjet e partisë apo të maxhorancës mbushen me gra si Minetti. Po kështu u është hapur goja dhe të tjerëve. Nga ana tjetër, Fini, Casini, Di Pietro, e Bersani janë duke e bërtitur më shumë kërkesën për dorëheqjen e tij.
“Nuk jap dorëheqjen; e jap vetëm nëse humbas maxhorancën në parlament”, tha sot kryeministri italian. Dhe gjasat janë që t’mos e japë dorëheqjen. Por të gjithë e dinë se po i ngushtohet laku në qafë. Ndoshta dhe ai vetë. Karriera politike e njeriut që ka bërë diellin dhe shiun në politikën italiane është duke arritur në finish. Dhe tok me këtë karrierë merr fund dhe berlusconi-zmi.
Re.Pu.
Comments
gazeta tema perse humbi
<p>gazeta tema perse humbi ?</p><p>dikush qe te me mesoje dicka qe une nuk di</p>
Add new comment