Aleanca Kuq e Zi: Griseni fletën e regjistrimit etnik dhe fetar!

Postuar në 26 Shtator, 2011 02:56

Regjistrimi i popullsisë dhe i pronave fillon pas disa ditësh, dhe Aleanca Kuq e Zi po shfrytëzon ditët e fundit në betejën e vet kundër regjistrimit mbi baza fetare e etnike. Ata ka kohë që mbrojnë mendimin se ky regjistrim bëhet me kërkesë dhe në interes të Greqisë, e cila ka një shans të mirë këtë herë – ky është pretendimi i AKZ-së – që nëpërmjet presionesh e favoresh në jug të vendit të rrisin artificialisht përqindjen e minoritetit grek, dhe të besimtarëve ortodoksë. Kreshnik Spahiu është dhe zv.kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por duket se i është përkushtuar në kohë të plotë këtij aksioni, që nuk ka lidhje me përgjegjësitë që burojnë prej postit. Këtë e ka motivuar me emergjencën nacionale, në të cilën ndodhemi: ai dhe të vetët presin që, në mungesë te reagimit, rezultati i censusit të jetë dramatik. Prandaj kërkesa më e re e tij drejtuar qytetarëve shqiptarë është: griseni fletën e regjistrimit etnik.dhe fetar!

Opinioni është i mbarsur me kureshtje lidhur me mënyrën se si do të rrjedhë procesi i regjistrimit, dhe me të dhënat e rezultatet që do të dalin prej tij. Ka dhe një klimë të tensionuar, gjë që do të thotë se beteja e Aleancës Kuq e Zi ka bërë punën e vet.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.