Spartak Ngjela, një ‘histori Shqipërie 1957-2010’

Postuar në 26 Shtator, 2011 12:45

Gazetat ‘MAPO’ dhe ‘Panorama’ kanë publikuar sot lajmin për botimin e një libri të Spartak Ngjelës. “Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010 / Refleksione dhe kujtime” do të vijë për lexuesit të martën pas një promovimi në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Përkulja…, siç shkruajnë dy gazetat, do të jetë i ndarë në dy vëllime, secili i përbërë nga dy libra. Siç zbulohet edhe në titull, natyra e librit do të jenë refleksionet dhe kujtimet. Edhe ‘MAPO’ edhe ‘Panorama’ kanë botuar sot pjesë të librit; e para një bisedë të Ngjelës me të atin, asokohe një funksionar i lartë i regjimit komunist, ndërsa e dyta ‘një rrëfim’ të avokatit për dasmën e djalit të Mehmet Shehut ku ishte i pranishëm. Libri ngjan një prurje intersante në letrat shqipe, jo vetëm se do të kemi një dëshmi të dorës së parë nga një pinjoll i një prej familjeve të nomenklaturës komuniste, raportet me të cilën i kishte konfliktuale, por edhe sepse Ngjela ka qenë një protagonist i dorës së parë i ngjarjeve të postkomunizmit në Shqipëri. Edhe pse nuk ka qenë një funksionar qendror, ai ka mbetur i tillë si personazh. Interesant do të jetë libri i dytë ku Avokati do të shtjellojë marrëdhëniet e tij të koklavitura me kryeministrin aktual të vendit, Sali Berishën.

L.A.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Njgela eshte njeriu me i pershtateshem per te qene ne krye te opozites shqiptare --Dhe vetem nje si Ngjela mund ta rrezoje Salen ,pasi Ngjela jo vetem qe eshte i afte por eshte edhe patriot&nbsp; dhe gjithe shqiptaret do mblidhen reth Ngjeles</p><p>---Dhe Ngjela me patriotizmin e tij e fut Salen direkt ne burg&nbsp; per tradheti te interesave te Atdheut -- Ndersa Edi me shoket e tij te PS-se nuke e zene dot ne goje patriotizmin pasi e kane nje dore ne bakllava dhe nje tek ...suflaqi --Ndaj edhe nuk fitojne dot kurre kunder Sales, se&nbsp;njerezit nuk ja japin dot voten atyre qe diten rine me shqiptaret dhe naten&nbsp; flene me &nbsp;Janullatosin.....&nbsp;-</p><p>Atje tek kryeisa e PS-se nuk ke nga ja mban --Nga nje ane eshte Edi qe eshte nen kthetrat e politikes greke , se dukej qe kur mori Anastas Angjelin ne kryesi --.Ndersa nga ana tjeter&nbsp; eshte klani Blushi ,Majko me shoke jane spiune te deklaruar te grekut -Une nuk e kuptoj c&#39;duan ata ne nje parti shqiptare--Ata te shkojne tek Partia Dules , se atje do e ndjejne veten si ne shpine e tyre</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.