Riviera shqiptare viktimë e suksesit të saj

Postuar në 26 Shtator, 2011 14:36

Riviera shqiptare viktimë e suksesit të vet. Kështu e titullon reportazhin e saj gazeta neo-zelandeze New Zeland Herald e cila nuk harron të përmendë se Shqipëria u rendit si destinacioni nr. 1 për vitin 2011 nga Lonely Planet. Gazetari Birgit Ulrich vëren se shtimi i numrit të turistëve ka patur anën e vet negative: një mizëri ndërtimesh përgjatë vijës bregdetare nga Vlora në Sarandë që njihet edhe si Riviera shqiptare.

“Nuk ka asnjë shenjë të fshatrave idilike të peshkatarëve dhe plazheve të izoluara. Hotelet janë ndërtuar direkt në bregdet ku ka qenë e mundur”, iu ankua gazetarit Dirk që së bashku me të dashurën zgjodhën Shqipërinë për pushimet e tyre pas rekomandimit të Lonely Planet. Si pasojë e shifrave të dyfishuara të turistëve që nga vitit 2008, shkruan gazeta duke iu referuar një statistike të Ministrisë së Turizmit, virtualisht çdo centimetër e bregdetit është mbuluar me blloqe të pahijshme pallatesh.

Në qytetin jugor të Sarandës, makinat e betonit lëvizin papushim në përpjekjen e tyre për të furnizuar ndërtuesit e shtëpive të lira të pushimit. Dikur, vazhdon Ulrich, Saranda ishte një fshat i bukur peshkimi. Shumë ndërtime janë pa leje dhe vazhdojnë punën si hotele deri kur u vjen radha e prishjes. Policia Ndërtimore, thjesht i shkatërron këto ndërtesa gjë që ka sjellë ndotjen e vijës bregdetare me rrënoja të panumërta që duken si dhëmbë të prishur në një gojë të shëndetshme.

L.A.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

Ky qe ka bere kete artikull ka te drejte --por New York Times para dy javesh kishte nje artikull per Bregdetin shqiptar te nje gazetari te saj i cili kishte qene ne Shqiperi, Kroaci, Spanje, Turqi, Greqi, Egjypt etj

Ai  mburte nje plazh te vogel diku ne Dhermi  qe e quante Plazhin me te bukur - dhe kishte nje foto  te madhe te atij plazhi ne New York Times--Por gjithe problemi ishte qe nuk kishte ruge te asfaltuar per te vajtur tek ai plazh , theksonte gazetari

-Dhe ne pergjithesi ketu do ndalur :  __Qe te asfaltohen gjithe ruget qe cojne ne bregdet .

Gazetari amerikan mburte shume edhe Rakine, si pija me e mire --

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Riviera shqiptare viktimë e shqiptarve

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.