Të ardhurve në Tiranë u duhen rreth 10 vjet të integrohen socio-ekonomikisht

Postuar në 28 Shtator, 2011 06:41

Ky ishte përfundimi që kishte arritur Instituti “Agenda” në studimin “Projekt Tirana”, të financuar nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES). Rezultatet e studimit i paraqiti sot në hotel “Tirana Internacional” drejtori ekzekutiv i Insitutit “Agenda”, Arbjan Mazniku. Metodologjia e studimit ishte bazuar në dy forma kërkimi: intervista në terren dhe kërkimi analitik (analiza e të dhënave ekzistuese makro-ekonomike, strategji e politika në zbatim, raporte ecurie, etj). Intervistat në terren synonin marrjen e informacioneve cilësore rreth një sërë çështjesh që lidhen me jetën ekonomike e sociale të grupeve të ndryshme, si dhe nxjerrjen në pah të vlerësimeve dhe pritshmërive të tyre për këto çështje. Intervistimi u krye në periudhën shkurt-mars 2011 dhe në të morën pjesë rreth 600 familje. Pyetësori i përdorur u ndërtua rreth 8 temave kyçe: Çështje të Banimit dhe Legalizimit; Vlerësimi i shërbimeve vendore; Qasja ndaj shërbimeve shëndetësore dhe vlerësimi i tyre; Qasja ndaj institucioneve të arsimit dhe vlerësimi i tyre; Çështje të gjendjes ekonomike dhe situata e punësimit; Cilësia e jetës; Çështje të angazhimit dhe përkatësisë komunitare; Qasja ndaj institucioneve vendore dhe vlerësimi i tyre.

Bazuar në përgjigjet e të intervistuarve, studimi gjeti se rezidentët tiranas që kanë mbi 10 vjet që jetojnë në kryeqytet kanë një këndvështrim të ngjashëm rreth çështjeve të hulumtuara me rezidentët që kanë jetuar në Tiranë para vitit 1990.   E.Z.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.