Bode versus Kodheli për taksën e makinave

Postuar në 30 Shtator, 2011 04:26

Në debatin mes Bodes e Kodhelit, të zhvilluar me rastin e një interpelance në parlament, të bën përshtypje diçka: të dy kanë shifrat e tyre, dhe këto shifra u përkasin realiteteve të ndryshme. Gazetat e sotme jepnin debatin, por nuk mbanin qëndrim. Do ish mirë që gazetat, me të dhënat e tyre, t’i fusnin në makinën e së vërtetës këto deklarata e interpretime që s’puqen në asnjë pikë. Ja debate Bode-Kodheli, sidoqoftë. Ndoshta krijoni një ide vetë ju:
Kodheli: Sa është përfitimi i qeverisë nga taksa e re mbi makinat?
Bode: Taksa nuk ka asnjë efekt më shumë në buxhet. Deri dje taksa e qarkullimit jepte një efekt 4.3 miliardë lekë, taksa e gjelbërimit 0.8 dhe taksa e shitjes së mjeteve të përdorura 3 miliardë lekë, gjithsej 8.1 miliardë. Me këtë ndryshim pritet që nga taksa mbi qarkullimin e mjeteve që vendosëm mbi karburantet të mblidhen 4.4 miliardë lekë, taksa për makinat e përdorura 2.7 dhe 0.7 taksa e karbonit, që shtrihet në llojet e tjera të karburanteve.
Kodheli: Ju, nga taksa mbi automjetin merrnit në vit rreth 32 milionë USD. Vetëm nga taksa e qarkullimit do të merrni, për po të njëjtin konsum (rreth 840 milionë litra naftë dhe benzinë), 78-80 milionë dollarë, ose dy herë e gjysmë më shumë nga çfarë nxirrnit nga xhepat e shqiptarëve më parë. Pra vetëm me taksën e qarkullimit mbi karburantin po i taksoni shqiptarët mbi 2 herë e gjysmë më shumë.
Bode: Barra fiskale te qytetari ulet dhe unë do të të jap rastin e një qytetari që përdor një makinë me cilindrat deri në 1900 kubikë. Deri sot ka paguar në mënyrë të përvitshme taksë qarkullimi rrugor 10 mijë lekë. Taksa e regjistrimit, 2400 lekë në vit. Taksën e importit e amortizuar për 10 vjet me makinë, 23 mijë 750 lekë në vit. Gjithsej, 36 mijë 150 mijë lekë në vit. Me taksën aktuale, 19 mijë 500 lekë, pra paguan gjysmë për gjysmë me atë që paguan sot.
Kodheli: Të dhënat tregojnë se krahasuar me vitin 2005, qeveria i ka rritur taksat mbi karburantet me mbi 20 lekë/litër. Kjo është rritje direkte, pa përfshirë të ardhurat shtesë që shteti merr nga rritja e çmimit. Vetëm në akcizë, që nga viti 2005 është ndërhyrë 4 herë. Në vitin 2005, akciza paguhej në nivelin mesatar 22 lekë/litër, ndërsa sot, me ndërhyrjet që ju keni bërë në ligj, është fiksuar në 37 lekë/litër.
Bode: Të ardhurat nga akciza u rritën nga 15.8 miliardë në 2005-n, në 39 miliardë. Rritja e të ardhurve nga akcizat është 25 miliardë lekë, sepse ju keni zhdoganuar 275 mijë tonë karburant dhe tani zhdoganojmë 450 mijë tonë karburant, pra është dyfish. Ju keni tregtuar 320 mijë tonë karburant, tani tregtohen 650 mijë tonë karburant. Janë këto arsyet pse të ardhurat e buxhetit nga akcizat janë rritur, dhe jo rritja e akcizave, siç pretendoi ju.
Kodheli: Kjo rritje do të vazhdojë të ndikojë negativisht jo vetëm në rritjen e çmimit të hidrokarbureve për konsumatorët që thjesht disponojnë një makinë, por do të ketë efektet e saj negative në industri (në atë fasoniste p.sh.), në bujqësi, peshkim, transport publik, ngrohje etj. Kjo mbingarkesë e barrës fiskale do të ndikojë në rritjen e çmimit të transportit ndërkombëtar, pjesë e kostos së mallrave të konsumit që importohen.
Bode: Sigurisht që do paguajnë një pjesë e industrive dhe është mënjanuar për të mos dhënë efekt në sektorin e industrive që përdorin karburantet. Nga ana e qeverisë dhe e ligjit janë marrë disa masa. Nga viti 2008 bëhet rimbursimi i akcizave për të gjitha industritë, prodhimin bujqësor, sera, prodhimin energjetik, prodhimin e tullave dhe kudo që përdoren karburantet si lëndë të para apo ndihmëse. Vitin e kaluar janë rimbursuar 350 milionë lekë. Në ligjin që sapo lakuam është parashikuar rimbursimi i menjëhershëm qoftë dhe nga taksa të tjera, në mënyrë që një industrie mos t’i krijohet asnjë lloj problemi.

E.G.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Si tha z.Bode? ...Taksat e makinave jane pergjysmuar!?...Pse kane arritur te behen kaq hipokrite keta ministrat tane,qe,per cdo dite qe kalon na vuan me shume &quot;stomaku&#39;&#39; per t&#39;i honepsur dhe na &#39;&#39;cingrisin&#39;&#39; nervat e tirrura tej mase,me disa argumenta qe u thencin te tilla...Si tha z.Bode? Makinat me vit prodhimi 1999 dhe deri 19oo kubike paguajne 50 % me pak taksa se me pare... ( Me shifra nuk do flas se nuk jam i transporteve,por me sa shohe rrugeve te atmemedheut )...Shumica e mjeteve tona jane Benz-a 24oo ,25oo,2ooo,22oo dhe te viteve para 1990...Pse nuk na dha nje shembull per nje nga keto mjete qe eshte perfaqesues&nbsp; i familjeve te zakonshme?Pse nuk na tha qe nje automjet i tille do te taksohet edhe mbi 700.000 leke (te vjetra)?...Po i vjen ora te marrim targat nen sqetull dhe ti dorezojme prane zyrave te rregjistrimit ne vend qe te paguajme gjithe e gjithe keto taksa...Do te shkoj tek shtepia e prinderve mbase e gjej &quot;Mifa-n&quot; e rinise time e te beje xhirro nga blloku...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.