Një pasanik tjetër në SHBA kërkon të taksohet më shumë

Postuar në 30 Shtator, 2011 06:51

Pas miliarderit Warren Buffett (i treti në botë në listën e njerëzve më të pasur), i cili në muajin gusht i bëri thirrje Presidentit amerikan të rriste taksat për pasanikët e superpasanikët, shfaqet një tjetër që kërkon rritjen e taksave, gjithashtu. Është fjala për biznesmenin Russell Simmons, i cili është shprehur në të njëjtat terma e me të njëjtën logjikë. “E dini? Të gjithë ata që janë të punësuar tek unë, secili prej tyre pra, paguan taksa më shumë se unë”, tha ai për televizionin MSNBC.

Ndërsa dy ditë më parë ai shkruante në blog-un e vet: “Unë besoj tek një komb, ku secili merr frute të punës dhe ku secili i paguan shtetit diçka nga ajo që fiton, e në përputhje me atë që fiton. Unë i kërkoj qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të ngrejë taksat e mija, dhe të mos lejojë republikanët ta përdorin recesionin ekonomik në mënyrën e tyre”.

Russell Simmons e ka shndërruar këtë gjë në një kauzë të vetën, tanimë. Ai nuk po lë takim, ftesë, studio e mundësi të tjera pa e shfrytëzuar për t’u thënë të gjtihëve, se “nuk është e vërtetë se kërcënohet rritja, apo se bien investimet, nëse të pasurit paguajnë më shumë”.

E.G.

Comments

Submitted by Shkurt (not verified) on

<p>Jo te gjithe te pasurit jane egoiste. Jo te gjithe te varferit jane altruiste.</p>

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Edhe une kam kerkuar te taxohem me shume&nbsp; se jam pasanik ,pasi keto dite do fitoj nje lloto te fuqishme ketu ne USA LOOOOOOOOOOOOL</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.