Diego Della Valle ble faqe gazetash për të bërë një j'accuse

Postuar në 30 Shtator, 2011 15:29

Një mënyrë shumë origjinale për t’u rreshtuar me Los Indignados (por pa e pretenduar këtë gjë) ka gjetur një nga sipërmarrësit më të njohur italianë, Diego della Valle, presidenti i kompanisë së prodhimit të këpucëve Tod’s, dhe i klubit të futbollit fiorentin. Della Valle është dalluar vazhdimisht për shpirtin e tij civik e për pjesëmarrjen aktive në jetën publike italiane, por kokëçarja e angazhimi i nesërm (të shtunën) ka për të qenë goditës, dhe ndoshta i frutshëm. Faqet e gazetave italiane, të cilat zakonisht janë në dispozicion të spoteve publicitare në funksion të promovimit të markës Tod’s do të zëvendësohen nga një j'accuse (kështu e ka cilësuar il Corriere della Sera këtë artikull denoncues të tijin, për ta krahasuar me letrën e hapur të shkrimtarit Émile Zola, të publikuar më shumë se një shekull më parë). “Ky show krejt i pahijshëm që shumë prej jush janë duke dhënë”, u drejtohet ai politikanëve italianë, “nuk mund të tolerohet më. Dhe kur them ‘ju’ e kam me të gjithë ju, të majtë e të djathtë, me të gjithë ju që mendoni për interesat tuaja personale e të partive tuaja, por jo për interesat e vendit.

Në fund ai i drejtohet veçmas pjesës më të mirë të politikës e të shoqërisë civile, që “të ngrihen të gjithë për t’u thënë politikanëve inkompetentë e egoistë ‘tju vijë turp për këto që bëni’, e për të punuar së bashku për të dalë nga ky moment i vështirë.”

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.