Marrëveshja mbi Paktin Detar duhet rinegocjuar nga e para

Postuar në 03 Tetor, 2011 05:48

Këto ditë ka dalë lajmi se së shpejti do të rifillojnë negociatat shqiptaro-greke për trajtimin nga e para të çështjes së kufirit detar midis dy vendeve fqinje. Qeveria shqiptare, e cila i doli për zot marrëveshjes së parë, është ndjerë shumë ligsht në momentin që Gjykata Kushtetuese e shpalli marrëveshjen fillestare aq të qortuar e të denoncuar si një marrëveshje që binte në kundërshtim me kushtetutën dhe me Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit. Ndërsa disa zyrtarë grekë janë bërë nervozë pas nulifikimit të marrëveshjes në fjalë prej Gjykatës sonë kushtetuese, gjë që duket tek deklaratat e tyre, se “jemi në pritje që Shqipëria të njohë firmën që përfaqësuesi i vet ka hedhur në marrëveshje”, dhe se “i kemi dhënë kohë qeverisë shqiptare që të gjejë rrugët për ta ricikluar marrëveshjen dhe për ta vënë atë në zbatim”.

Qeveria shqiptare ka reaguar me drojë pas ndërhyrjes së Gjykatës Kushtetuese, gjë që nuk e kish dëshmuar deri në atë moment. Përkundrazi, kritikët e marrëveshjes që ajo po lidhte me palën greke etiketoheshin nga funksionarë të saj si sharlatanë, injorantë, matufë, etj, ndërsa ata vetë deklaronin (po citoj një citim të Ksenofon Krisafit në një shkrim të gjatë e të plotë mbi këtë çështje të publikuar në numrin e sotëm të Gazetës Shqiptare), se “Shqipëria nuk ka falur e nuk ka humbur asnjë milimetër katror të territorit të saj”, gjë që u përgënjeshtrua në mënyrë spektakolare nga Gjykata Kushtetuese.

Është e qartë se palët nuk mund të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, e në këtë kuptim – shprehet prof. Ksenofon Krisafi – “procesi i rinegocjimit nuk mund të mendohet si diçka që mund të realizohet me arnime mbi tekstin e Marrëveshjes së 27 prillit 2009, e cila është tanimë inegzistente, nul dhe e paqenë, sepse është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese”.

E.G.

Comments

Submitted by mialeksi (not verified) on

Berisha vete ua ka dhene grekeve dhe po vete e ka rrezuar ne Gjykaten Kushtetuese.

Por greket nuk jane nga ata qe ua hedh dot lehte.

E ka futur kalin e trojes brenda Saliu, tani do vuajme pasojat te gjithe.

Ehu, kur ta njohin te gjithe Saliun se kush eshte, do jete shume vone. As vete Saliu nuk do jete me atehere. Vetem parate qe ka prodhuar do jene aty. Duke i gezuar femijet e Argites, Shkelzenit dhe oborrit; femijet dhe nipat e mbesat e politikaneve kryesore te ketij vendi ne pozite dhe opozite, atyre qe sa me shume u ndihet zeri, aq me te korruptuar jane.

Nipat dhe mbesat e atyre do shkollohen dhe qytetarohen realisht me ato para qe po vjedhin gjysherit sot. Do shkollohen ne Oksford e Kembrixh dhe pastaj do vijne ti japin uje ne bisht te luges, nipit tim, nipit te Muc Nanos, nipave e mbesave te gjithe opozitareve te ndershem te ketij vendi qe ushqejne akoma iluzione mbi "te drejten" dhe "te miren". Nipat tane do jene argatet e tyre, do jene gjithmone poshte tyre. Ne fuqi shoqerore e kam fjalen.  Sic jemi ne sot poshte gjysheve te tyre. Ata na mbajne ne me dhune dhe me para por brezat e tjere nuk do kene me nevoje per kete.

Keshtu ka ndodhur ne bote, keshtu e deshmon historia me deshmi te panumerta. Vetem naivet nuk i lexojne dot keto deshmi. Keshtu pra, do ndodhi dhe ne Shqiperi.

Submitted by A.G (not verified) on

E rendesishme eshte qe te vendosim "sinoret" me te gjithe komshijte,per te mos na mbetur "vatra ballkanase" gjithmone e ndezur...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.