Vetvendosja në Washington: ambasadori Dell po na dëmton

Postuar në 03 Tetor, 2011 16:33

Gazeta kosovare Express shkruan se deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Florin Krasniqi, ka ‘paditur’ në Washington ambasadorin amerikan në Prishtinë. Në një takim me kongresisten amerikane Ileana Ros – Lehtinen, Krasniqi denoncoi ambasadorin amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, për të cilin tha se nuk i respekton rregullat e demokracisë amerikane. “Një gjë që nuk më pëlqen është se ambasadat amerikane nuk janë duke luajtur rolin pozitiv që iu takon në rajonin tonë. Ata po e përdorin faktin se shqiptarët e duan Amerikën dhe kanë ndjenja e admirim për SHBA-të, mirëpo shumëherë ambasadorët po e keqpërdorin dashurinë e shqiptarëve ndaj Amerikës. Ambasadorët sillen si mbretër, ata favorizojnë disa njerëz dhe në anën tjetër i lëndojnë disa të tjerë, siç është rasti me ne, ku ambasadori Dell bëri gjithçka që kishte mundësi të na dëmtonte ne të Vetëvendosjes që, si parti të mos e kalonim pragun zgjedhor. Mirëpo ne e kaluam dhe ai u nda i pakënaqur. Çdo ditë ai bën diçka që ta dëmtojë partinë tonë, sepse ne besojmë në të vërtetën dhe nuk veprojmë çka ai dëshiron. Unë mendoj se detyra e tij është të mbrojë interesat amerikane, që nuk është duke e bërë këtë gjë si ambasador amerikan. Unë i kam thënë atij se po vepron në këtë mënyrë dhe do të vazhdojë t’ia them prapë, mirëpo për këtë gjë ai nuk më do. Ai është atje që të mbrojë interesat tona si komb dhe të mbrojë vlerat amerikane, të cilat janë shumë të rëndësishme. Nëse ai i thotë popullit se të vjedhësh vota është në rregull dhe t’i trajtojë disa njerëz më ndryshe është në rregull, mendoj se ai është gabim, sepse këto nuk janë parimet e SHBA-ve”, ka thënë në deklaratën e tij deputeti i Vetvendosjes, Florin Krasniqi. Deputeti kosovar ka folur në takim për ato që ka quajtur ‘standarde të njëjta për të gjitha pakicat’ duke e parë këtë si të vetmen mundësi për paqe dhe stabilitet në Ballkan. “Vetëm me standardet unike dhe nën udhëheqjen e SHBA-ve mund të arrihen këto, sepse Unioni Europian është shumë i përçarë dhe shumë i ngarkuar me urrejtje nga historia. Përçarja është evidente në misionin e EULEX-it në Kosovë, ku për shembull nëse rumunët duan diçka, në anën tjetër gjermanët nuk e duan, pastaj janë anglezët që duan diçka tjetër e kështu me radhë, por dua të them se janë shumë ndarje të mëdha”, ka deklaruar Krasniqi sipas gazetës Express. Krasniqi i ka pohuar kongresistes amerikane se një ndër problemet më të mëdha është ekstremizmi islamik aktiv edhe në Kosovë. 

H.B.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.