Presidentin Obama e krahasojnë me Hitlerin

Postuar në 04 Tetor, 2011 03:36

Këngëtari amerikan i rrymës Country, Hank Williams, Jr., i ftuar në programin “Fox & Friends” të televizionit Fox News, ka këputur një të fortë dhe ka lënë pa gojë shumë vetë. Ai nisi duke thënë se “kandidatët republikanë për postin e Presidentit nuk i pëlqejnë”, dhe pak më pas u shfaq i skandalizuar nga fakti që republikani John Boehner, speaker-i i Dhomës së Përfaqësuesve, bëri një lojë golfi me Barack Obama-n, Presidentin e SHBA-ve. Dhe këtu ish momenti për t’u lëshuar: “Do të ish njësoj sikur Hitleri të luante golf me Netanyahu-n”. “Si, si? Nuk e kuptova mirë këtë krahasim”, ia priti Brian Kilmeade i kapur në befasi. “S’ka problem. Ka plot njerëz që e kuptojnë krahasimin. Obama …. Biden… Këta janë armiqtë e mij”, e trashi zullumin këngëtari, i cili në zgjedhjet e  shkuara bëri fushatë në favor të John McCain-it.

Pas kësaj, kanali televiziv ESPN, që mbulon veprimtari sportive e që kish planifikuar të transmetonte të hënën një spektakël përpara një ndeshjeje futbolli, mori shpejt e shpejt vendimin për ta anuluar transmetimin e këtij spektakli. Pse? Sepse në qendër të tij ishte këngëtari Hank Williams, Jr.

Ky i fundit bëri një tërheqje të lehtë, pasi u përball me këtë reagim (“Nuk ishte kjo që doja të thoja; jam keqkuptuar”, u shpreh ai në thelb), por në mendjen e njerëzve ka mbetur krahasimi i bujshëm, dhe jo mea culpa.

E.G.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>&quot;Nuk doja ta thoja!&quot;, por e mendoje. Ku asht ne esence diferenca?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.