Rama dhe Berisha në ‘shtëpinë’ e Arvizusë; as debat e as shtrëngim duarsh

Postuar në 04 Tetor, 2011 14:45

Rama ka mbërritur me vonesë dhe ka shtrënguar duart me Topin, por ka shmangur Berishën. Ndërkohë dy krerët e lartë të shtetit, Kryeministri dhe Presidenti, që e kanë përshkallëzuar së fundmi luftën e deklaratave në media kanë mundur të prodhojnë një duarshtrëngim. Kështu, takimi në Ambasadën amerikane me rastin e 20-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes ShBA-ve dhe Shqipërisë, megjithë atmosferën miqësore nuk ka prodhuar mjaftueshëm miqësi sa për të sjellë një shtrëngim duarsh mes kryetarit të mazhorancës dhe të opozitës. Për të mos harruar se pas ftesës për debat që Edi Rama i bëri Sali Berishës, ambasadori Arvziu u tregua i gatshëm në ‘lehtësimin e infrastrukturës’ së një takimi mes dyshes problematike duke u ofruar shtëpinë e tij. Rama dhe Berisha kanë qenë mbrëmë në ‘shtëpinë’ e tij, Ambasadën Amerikane, por e kanë shmangur njëri-tjetrin duke mos debatuar, as me batuta, siç kanë bërë në një aktivitet të fundit në ambasadën gjermane.

H. B.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.