Aktori Hugh Grant është i zhgënjyer nga standardi etik i politikanëve britanikë
Aktori i Hollywood-it, Hugh Grant, ka dhe interesa të tjera përveç profesionit e pasionit të tij. Ai nuk nguron ta thotë të vetën lidhur me çështje të caktuara të politikës britanike, e një sosh kohët e fundit ka qenë ajo e përgjimit të telefonave të vip-ave e të personazheve mediatike nga gazeta News of the World, e cila nuk egziston më qysh prej atij momenti. Murdoch-u, financuesi i saj, mori shpejt e shpejt vendimin për ta mbyllur i trysur medemek prej vetëdijës së tij, se ajo që kish ndodhur ishte diçka e pafalshme.
Por për Hugh Grant-in çështja nuk është e mbyllur. Ai nuk ua fal politikanëve britanikë lidhjet me Murdoch-un dhe qëndrimet që ata kanë mbajtur në ditët e debatit të madh lidhur me këtë çështje. Dje ai ka qenë në Konferencën e konservatorëve britanikë, dhe tregoi se ish i zhgënjyer që as Cameron-i, as të tjerët, nuk bënë një mea culpa qoftë dhe për faktin që morën në punë Andy Coulson-in, njeriun e Murdoch-ut që kish kultivuar e praktikuar kulturën e përgjimit. “Jam kacafytur me ministrin e sotëm të financave përpara se ai të ish ministër, dhe arsyeja ka qenë pikërisht konsiderata që ai kish për Coulson-in”, u shpreh dje ai.
Gjatë konferencës është takuar dhe me kryeministrin David Cameron, por nuk u duk entuziast pas takimit. Hugh Grant ka marrë pjesë dhe në konferencat e dy partive të tjera, në atë të laburistëve e në atë të liberal-demokratëve.
E.G.
Add new comment