Ish-ambasadori Withers: S’kam bërë politikë personale, kam përfaqësuar Presidentin e SHBA-ve
Në një letër të hapur për shqiptarët, dërguar Top Channel-it, John Withers, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, ka komentuar rreth kabllogramëve të ambasadës që publikoi WikiLeaks dhe u është përgjigjur akuzave që i ka bërë Berisha atij personalisht. Withers e quan publikimin e kabllogramëve të dëmshëm për diplomacinë amerikane, por nuk e përgënjeshtron autenticitetin e tyre. Në lidhje me akuzën që Berisha bëri ndaj tij se, pas përfshirjes së ambasadës amerikane në çështjen “Diveroli”, ambasadori pati një qëndrim personal armiqësor ndaj qeverisë, ish-ambasadori Withers, pa iu referuar akuzës drejtëpërdrejt, bën të qartë se ambasadorët amerikanë përfaqësojnë personalisht Presidentin e SHBA-ve, dhe në asnjë rast nuk bëjnë politikën e tyre personale.
E.Z.
Add new comment