Ngjela, anti-intelektualizmi, dhe një shkrim i Preç Zogajt për të

Postuar në 05 Tetor, 2011 11:34

Preç Zogaj, në një shkrim të gjatë shtrirë në dy faqe të Shekullit të sotëm, analizon dy protagonistë të politikës shqiptare në raport me mjedisin politik shqiptar: Arbën Xhaferrin dhe Spartak Ngjelën. Shtysën ia japin dy libra botuar së fundmi në Tiranë. I pari është ‘Përkulja dh rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010’ i Spartak Ngjelës dhe i dyti ‘Në Tetovë në kërkim të kuptimit’, një libër-intervistë i gazetarit Enver Robelli me Arbën Xhaferrin. Zogaj e titullon shkrimin ‘Sa intelektuale është politika shqiptare’ dhe, më vonë, në trup të analizës shtron një pyetje edhe më fortë: A ka dimension intelektual kjo politikë, apo është duke degraduar në mediokritet dhe injorancë? Zogaj poshtë kësaj liston një radhë arsyesh se pse, në fakt, janë duke fituar terrenin dhe betejën pikërisht mediokriteti dhe injoranca. Spartak Ngjela pas botimit të librit i ka mëshuar tezës se ‘Përkulja…’ është një narrativë kundër anti-intelektualizmit. Sipas tij, fenomeni e ka sunduar politikën dhe mjedisin shqiptar. Si moment historik të triumfit të anti-intelektualizmit, Ngjela shënon Konferencën e Tiranës së vitit 1957 ku Hoxha dhe të tijtë morën revanshin. Te ‘Përklulja dhe rënia a tiranisë shqiptare’, Ngjela e ndan nomenklaturën komuniste të pas Luftës së Dytë Botërore në Rreth të Parë, ku hyjnë Hoxha, Shehu e të tjerë, dhe në Rreth të Dytë ku bëjnë pjesë intelektualët. Pas Konferencës së Tiranës betejën e fituan të parët. Shqetësimi i Zogajt, me sa duket është te ajo se ende në majat politike në Shqipëri është Rrethi i Parë. Dhe ai bën pjesë te i Dyti.

H.B.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.