Përballje e llafeve të Berishës me shifrat e Bodes

Duke diskutuar në Kuvend për realizimin e buxhetit të shtetit të vitit 2010, Kryeministri Berisha u bëri deputetëve pyetjen “Ku shkojnë paratë e Shqiptarëve?” Dhe iu përgjigj kështu: “Jua them unë - nga maja e Çajupit deri në Valbonë, nga lartësitë e Vermoshit deri në Prespë. Ne po ndërtojmë rrugët e shqiptarëve. Dhe nuk po u ndërtojmë vetëm akset madhështore, por edhe rrugë e rrugica të shtëpive të tyre”. Por si përkthehen në shifra këto fjalë të kryeministrit?
Sipas buxhetit faktik të publikuar nga Ministria e Financave, gjatë vitit 2010, për të cilin po debatohej në Kuvend, shpenzimet kapitale (ato që shkojnë për ndërtimin e rrugëve etj.) ishin 67.5 miliardë lekë (ose rreth 675 milion dollarë). Kjo shifër është plot 30% më pak se ajo e vitit të mëparshëm. Ndërkohë, në vitin 2010 shpenzimet kapitale përbënin vetëm 18.6% të buxhetit të shtetit, që është një nivel ndjeshëm më i ulët se ai i 2009-ës, kur ky tregues ishte në nivelin 25.3%.
E.Z.
Add new comment