Paskal Milo flet për negociata të fshehta PD-PS: Po përsëritet 2008-a

Postuar në 06 Tetor, 2011 08:31

Paskal Milo, kryetar i Partisë Demokracia Sociale, në një intervistë për gazetën Panorama, e sheh me shqetësim mungesën e djeshme të tij në një takim të partive  opozitare, në të cilën nuk është ftuar. Sipas tij, shqetësimi nuk është te mungesa, por te ajo që ai sheh si një mundësi të përsëritjes së skenarit të vitit 2008, ku ndryshimet kushtetuese morën bekimin e dy partive kryesore duke lënë jashtë partitë e vogla. Kryetari i PDS-së ka folur edhe për negociata të fshehta mes dy partive kryesore pas Paktit 10 pikësh të ofruar nga kryetari socialist Rama. Ai ka pranuar se i ka dërguar një sms mbi pandehmat e tij për negociata të fshehta Edi Ramës, por përgjigja që ka marrë është mosftesa për në tryezën e partive opozitare. Milo shton se Rama është ndikuar nga thashethemet e atyre që gjenden përreth tij në Partinë Socilaiste. I pyetur mbi mundësinë e një aleance të PDS-së me LSI-në e Ilir Metës, ai ka mohuar çdo opcion të tillë.

H.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.