Të gjithë kritikojnë politikën shqiptare

Björn von Sydow, kryetar për Çështjet Politike në Asamblenë e Këshillit të Europës, ka dhënë një intervistë për Deutsche Welle-n, në të cilën ka thënë gjëra edhe për Shqipërinë, të cilat u shtohen qëndrimeve qortuese të shprehura e të mbajtura nga euro-kratë të tjerë gjatë 2-3 viteve të fundit. Vëzhgimet janë pak a shumë ato të zakonshmet, të bëra lehtësisht nga një sy europian, dmth polarizimi i madh politik, mungesa e vullnetit për të arritur në konsensus, mungesa e demokracisë së brendshme në partitë kryesore,etj.
Suedezi Sydow zbuloi detaje nga debati në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës, dhe një nga këto detaje ish fakti që shumë anëtarë të Asamblesë shprehën pesimizëm lidhur me ecurinë perspektive të punëve në Shqipëri. “[Ishin të prirur të mos besonin ]para se të shohin realizimin e këtij angazhimi. Nga angazhimet të dyja partitë duhet të kalojnë në veprime konkrete…. Politikanët shqiptarë premtojnë se do të përqafojnë kulturën politike europiane të dialogut dhe kompromisit, por ende nuk kemi parë që kjo gjë të bëhet realitet”, tha Sydow, duke demonstruar që mosbesimi tek klasa politike shqiptare u është shndërruar në një patologji. Jo për faj të tyre.
Duhet thënë se imazhi i Shqipërisë kurrë më parë nuk është dëmtuar si këto kohët e fundit.
Re.Pu.
Comments
Shembelltyra e
<p> Shembelltyra e atmemedheut tone, e riprodhuar ne mendjen e europianeve ne baze te pershtypjeve e perceptimeve te meparshme jo direkte,e deklaruar kudo se fundmi,eshte percudnuar tmerresisht keto kohe,jo nga "ata" por nga vet ne,nepermjet "kabllogrameve'' publike e politike qe dergojme furtunisht ne te gjitha drejtimet e horizontit ...Kjo autosperkatje me ndyresite me te medhaja jashteqitese demokratike,na bene edhe neve si individe te ulin koken e krenarise "kreshnike'' deri sa te na zeje nje shterngate e tejzgjatur shiu per shplarjen e felliqesirave nga faqet tona popullore nga "elita" politike e perzgjedhur me vote "demokratike" individuale...Edhe ne '' indiferentet'' jemi sterpikur fytyres si " jashte...europiane" duke qene brenda saj...Keto jane te mirat e "bajraktarizmit" shqiptar!</p>
Add new comment