Sansal: Pranvera Arabe nuk ka filluar

Postuar në 15 Tetor, 2011 02:31

Pranvera arabe? Është një legjendë, nuk ka asnjë kuptim të flasësh për një pranverë arabe. Kush e thotë këtë ‘blasfemi’? Ndonjë arabo-fob? Jo, e thotë Boualem Sansal, një shkrimtar algjerian, që nuk njihet në Shqipëri (nuk është përkthyer ndonjë libër i tij). Shkruan në gjuhën frënge, është 61 vjeç, dhe nuk është larguar kurrë nga Algjeria, sidoqë ky vend i ka dhënë më shumë probleme se sa karar. Nuk i ka patur punët mirë asnjëherë me të parin e vendit, Bouteflika-n, e për këtë shihet vëngër e i nxihet jeta nga regjimi (atë dhe gruan i kanë larguar nga puna).

Ai është nga të paktët zëra që rreken ta shfryjnë tollumbacen e pranverës arabe. “Nuk është fjala vetëm për diktatorë, të cilët s’do mend që duhen rrëzuar”, thotë ai, dhe shpjegon se është dhe një çështje e kulturës dhe e fanatizmit islamik, të cilat prodhojnë në vijimësi diktatorë e mbështetje popullore për ta.

Sansal njihet dhe për një paralele të fortë që ai i bën islamizmit xhihadist me nazizmin. “Kam studjuar Reich-un e Tretë, dhe kam zbuluar se regjimet arabe, tok me regjimin në Algjerinë time, janë të ngjashme me regjimin nazist”, shprehet ai. Dhe lë të nënkuptohet, se “tek ne, në ndryshim nga Gjermania, nuk mund të fillojë pranvera vetëm me rrëzimin e një diktatori”. “Pranvera arabe nuk ka filluar ende”, nënvizon me bindje ai në prag të marrjes së çmimit të Paqes (Friedenspreis) në Frankfurt.

E.G.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Meqenese ne gjeografi kam qene i dobet , po kerkoj nje ndihme : &quot; Pranvera fillimisht vjen ne Arabi e me pas tek ne ,&nbsp; apo e kunderta ?&quot;...Kush me ndihmon ju falemderit !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.