Mazhoranca nuk zbaton as rregulloren parlamentare në fuqi

Opozita e konsideron rregulloren aktuale parlamentare si mbytëse për të. Prandaj dhe kërkon ndryshimin e saj. Por sot mësoi se edhe atë pak mbrojtje që ia jep rregullorja aktuale, nuk ia jep mazhoranca.
Neni 65, pika 2 e rregullores aktuale thotë: "Kur deputeti bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë që pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon deputetët e tjerë, anëtarët e Këshillit të Ministrave ose përdor fjalë fyese për Presidentin e Republikës apo institucione të tjera shtetërore ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione nga 2 deri në 15 ditë". Byroja e Kuvendit ka rrëzuar sonte kërkesën e Partisë Socialiste për të përjashtuar kryeministrin Sali Berisha nga Kuvendi për 15 ditë, bazuar në këtë nen. Më herët gjatë ditës Partia Socialiste i ka bërë kërkesë Byrosë së Kuvendit për të marrë masën disiplinore të ndalimit 15 ditë të pjesemarrjes në seance plenare ndaj kryeministrit Sali Berisha si dhe me sanksionin financiar të mbajtjes së pagës për aq ditë sa zgjat masa disiplinore. Sipas selisë rozë, në seancën e datës 13 Tetor 2011, kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij, përdori ndaj deputeteve të opozitës fjalë fyese dhe kërcënuese, duke shkelur jo vetëm çdo rregull etik dhe moral, por njëkohësisht dhe përcaktimet e Rregullores së Kuvendit sa i përket rregullit dhe sjelljes së deputetëve në Kuvend gjatë seancave plenare.
Siç mund t’i kujtohet lexuesit, gjatë seancës së kaluar kreu i qeverisë në fjalën e tij iu drejtua deputetit të PS, Saimir Tahiri, me shprehjen "Do të ta bëj fytyrën më të zezë se këpucën". E.Z.
Comments
po te ishin burra ata te
<p> </p><p>po te ishin burra ata te opozites te mos hynin ne Kuvend per 15 dite. aq sa duhej denuar sal xhahili</p>
Add new comment