Shpërthim dhe viktima në minierën e Bulqizës

Postuar në 18 Tetor, 2011 06:28

Miniera e Bulqizës ka qenë kohët e fundit në fokus të lajmeve për shkak të një greve urie që zgjati për ditë e ditë të tëra, e për shkak të konfliktit të minatorëve me kompaninë që administron minierën. Sot ajo është përsëri në qendër të vëmendjes mediatike, por për një arsye tjetër: në një nga puset e minierës ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, si pasojë e të cilit flitet se ka një të vdekur dhe disa viktima (është një bilanc tragjik për t’u përditësuar, pasi askush nuk e ka tablon twrwsisht të qartë deri në këto momente).

Drejtori i minierës, Medi Zogu, foli për një incident të provokuar, pasi gazi “nuk mund të shpërthejë pa një ngacmim nga jashtë”. Por nuk janë dëgjuar zëra të tjerë që t’i mbahen këtij versioni. Kompania ACR është shprehur se prêt hetimet për të marrë vesh shkakun e ngjarjes.

Ky shpërthim ndodh, jo vetëm pas odisesë së minatorëve me grevën që u finalizua me plotësimin e kërkesave të tyre, por edhe pas një debati të fortë në parlament, ku socialistët, veçantërisht Erion Braçe, ngritën akuza të rënda në adresë të maxhorancës mbi afera e shpërdorime për qëllime pëfitimi. “Gërdeci i heshtur shpërtheu”, ka shkruarBraçei në profilin e vet në facebook menjëherë pas daljes së lajmit mbi këtë ngjarje tragjike.

E.G.

Comments

Submitted by Gingi (not verified) on

..Prokuroria do nisi hetimet, per te mos i mbyllur kurre..perfaqesuesit politik do lajne duart me deklarata patetike...

Ne, te gjalleve,ne, qe rastesia na ka rezervuar nje fat me te mire do mbajme mend ato fytyra te vuajtura, dhembe qe nuk e kane pare kurre dentistin, femije qe presin ne shtepi, te veshur me keq se prinderit ,gjate diteve te greves.Kapitalizmi po vdes ne bote. Surrogati i kapitalizmit shqiptar eshte qe ne lindje i semure terminal.Te babeziturve, qe bejne "biznes" mbi mjerimin e njerezve, galeria e madhe do u bjere mbi koke.Do ti vrase zulmi.Gangsteret nuk ngopen, i kane kthyer ne prona te trasheguara edhe malet  e galerite , ashtu si bregun e detit.Maskarenjte bejne tregeti me jete njerezish.Lejojne qe sipermarres te dyshimte te sillen me  minatoret si  kolonet me aborigjenet.Nje rroge me teper dhe ktehuni ne galeri, marsh.Galeria e sotme eshte nje parabole..Galeria e kapitalizmit te falsifikuar , te ngritur me vetedije  kriminale, piramidal e arrogant, do na zere te gjitheve.'97 do na duket si vit festiv.Do na vrase zulmi .

Submitted by Valentin Macaj (not verified) on

Po  na bahet ferr Shqipnia , per fajin tone !

Jo pa shkak e nis komentin tim , nisur prej ngjarjes se dhimbeshme qe ndodhi ne thellesite e nivelit te XVI-te ne perpjekje per ajrim te dishenterise se nje niveli nen te . Bulqiza po shperthen cdo dite,cdo minut,cdo sekonde..... Shperthen dinamiti ne mes te qytetit per konkurrence skrapi kromi, plas beteja me arme para policise per shkak te galerive, vriten si qente njeri me tjetrin per cmimin e mineralit, digjen nen diell 700 minatore per 90 dite, plas Hidrogjeni ne miniere dhe shkrumbon minatoret..... Vdes nje minator per shkak te RISHM-it pasi nuk u be kontrolli siq duhet para se te firmosnin "OK" e minieres dhe dergjen 8 minatore te tjere neper pavione spitalesh. Nxitojne helikopteret per te dhene show me fatkeqet dhe nduken ne rradhe para kamerave  politikane,deputete,ministra per pak "te shame" dhe asgje..... Minatori vdiq dhe bashke me te u shtua nje familje numeroze per listen e gjate te URISE kolektive te Bulqize.  Shume muaj me pare Konfederata e Sindikatave paralajmeroi opinionin publik e zyrtar per tragjedine qe do te ndodhte ne Bulqize , por askush nuk i'a vuri veshin !! Kole Nikolla qendron 90 dite ne Bulqize duke denoncuar skandalet e mafias se kromit dhe adashi i tij Kalaja nen kushtet e ajrit te kondicionuar  "merr persiper kerkesat e minatoreve greviste" dhe del ne krah te kompanise !!! -  Kush me thote se ka nje sindikate te tille ne boten perendimore e lindore qe flet vetem nga zyra dhe nuk del ne asnje proteste a greve  per gati 15 vite !?  METE  nxin,nxiton,ngaterrohet me kembet e veta dhe nuk ka cfare te thote ! Tani fajin nuk e ka sindikata e Koles por RISHMI, ACR,Korrupsioni,Mafia....mafia.....politika ! Ferri po gllaberon Shqipnine tone dhe NE nuk po reagojme ! Nuk kemi palce, kemi frike apo presim te tjere ???  - Vetem se pas cdo ndodhie ne Shqipnine tone te harrueme , Faj do t'kemi edhe NE !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.