Kur kreun e shtetit nuk e presin zyrtarët dosido të republikës

Në debatin e zhvilluar në Opinionin e së hënës mbi konfliktin Topi-Topalli tërhoqi vëmendjen tensioni mes Lubonjës, Strazimirit e Fevziut, por ishte një pohim i Afrim Krasniqit që ishte edhe më interesant, s’ka gjë se kaloi pa u vënë re. “Unë kam rastisur që ta shoqëroj 2-3 herë Presidentin [në Shkodër] dhe kam vënë re diçka të çuditshme, edhe përpara se të punoj me Presidentin, por edhe si një njeri i medias. Është i vetmi qytet ku drejtuesit vendorë, kur shkon Presidenti, për shkak të urdhrave të caktuar, për shkak të telefonatave që marrin, na marrin në telefon dhe na thonë se na kanë urdhëruar… [shkurt] na thonë që nuk ju shoqërojmë dot… që nga prefekti deri tek më i fundit. Kjo ka ndodhur edhe në rastet e fatkeqësive natyrore… Nuk ka lidhje as me 8 majin, as me 21 janarin. Bëhet fjalë përpara 2 vitesh. Pse? Sepse është mentaliteti i një grupi të caktuar që mundohet ta mbaj peng atë qytet.. Shkodra është me e djathtë se e djathta e tanishme.”
Ky është një pohim shumë i rëndë, dhe demonstron se sa tribale e sektare është politika shqiptare. Sigurisht, i ilustruar me Shkodrën, ky është mentaliteti i J. Topallit, por duhet thënë se këtë mentalitet e ‘ka shpikur’ dhe e inkurajon S.Berisha. Është mirë të thuhet dhe kjo.
E.G.
Comments
Topallin ,
<p> Topallin , Berishen , Strazimirin dhe te tjeret qe nuk i mbaj mend i zgjedh populli '' me dashuri e kenge" kurse Topin e zgjedh Topalli,Berisha,Strazimiri dhe te tjeret qe nuk i mbaj mend ...E si kerkon respekt nga "populli shkodran" Topi ?!...Duhet te zgjidhi ekuacionin me pare dhe me pas te formuloje teoremen ...</p>
Add new comment