Frattini në hall pas publikimit të fotos në Ti-Çi-Aka

Postuar në 19 Tetor, 2011 12:32

Pas publikimit të përgjimeve, në të cilat Lavitola i kërkon Frattini-t, më saktë sekretares së tij, që ta marrë me vete gjatë vizitës në Shqipëri e t’i mundësojë një takim me Ilir Metën (në atë kohë zv.kryeministër), Ministri i Jashtëm italian e hodhi poshtë çdo insinuatë, dyshim apo akuzë në favor të tezës se Lavitola ka marrë pjesë në takime institucionale. Por fotoja e transmetuar nga top-channel-i, ku duket qartë Frattini, Lavitola e Meta, e rrëzon pretendimin e Frattini-t. Corriere della Sera, la Repubblica, la Stampa, e gazeta të tjera në fqinjin tonë të përtej, i kanë bërë jehonë këtij scoop-i të transmetuar nga televizioni privat shqiptar (“Ti-Çi-Aka” e shqiptonte Corriere della Sera siglën TCH ), ku fotoja është e papërgënjeshtrueshme.

Frattini insiston sërish, megjithatë, që takimi nuk është zyrtar, por ky pretendim duket, tanimë, një degë  më e dobët, ku ministri i jashtëm mund të kapet., Opozita është hedhur në sulm kundër tij, dhe i kërkojnë dorëheqjen. Por ‘loja’ sapo ka filluar. Fotoja në fjalë u publikua nga italianët vetëm pak më parë. Priten debate të ashpra lidhur me këtë çështje.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.