Fushatë anti-Bamir në Shkodër?

Postuar në 19 Tetor, 2011 14:59

Një shkrim i Taulant Koplikut i publikuar në Temën online na informon mbi një fushatë që është orkestruar në Shkodër kundër kreut të shtetit pas shkëmbimit të batutave që ky i fundit pati me kryetaren e Kuvendit. Sipas autorit të artikullit, vullnetarët rrogëtarë (kështu i quan ai) janë të paktë në numër, por në të njëjtin shkrim përcillet ideja se në Shkodër dominon një klimë anti Bamir. Në televizionet e radiot lokale e në mjediset publike dëgjohen më së shumti etiketat “tradhtar” e “antishkodran” në adresë të presidentit të Republikës. Mbrëmë atje është organizuar një koncert festiv, i gjithi në gegnisht, “për inat të Bamirit”. Më herët kishin reaguar të përndjekurit, dhe futbollisti i madh i kombëtares dhe i Vllaznisë, Sabah Bizi. Ky i fundit është shprehur se është tradhëtuar prej Presidentit. Në të njëjtën gjatësi vale kanë qenë dhe deklaratat e Paulin Ndojës dhe të Zef Gjonit.

Kjo fushatë anti-Bamir në Shkodër, në mënyrë disi të çuditshme, nuk është raportuar fare për mediat e Tiranës, aq sa në këto rrethana  të shkon mendja se autori i shkrimit në fjalë ka sajuar gjithçka në emër të një fushate anti-Jozefinë.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.