Ikën Josip Kuzhe trajneri i suksesshëm i …miqësoreve

Postuar në 20 Tetor, 2011 15:00

Trajneri i Kombëtares shqiptare, që tani mund të konsiderohet një “ish”, Josip Kuzhe, i ka dhënë fund aventurës së tij me  kuqezinjtë. Pas një takimi të gjatë me Presidentin e FSHF-së Armando Duka, kroati i ka dhënë lamtumirën zyrtare stolit të përfaqësueses shqiptare. I njohur për rezultatet e mira në ndeshjet miqësore, por për dështimet e njëpasnjëshme në takimet zyrtare, trajneri kroat nuk i ka shtuar e as lënë mangut gjë panoramës së të zakonshmes me Kombëtaren: Shqipëria edhe në eliminatoret e sapopërfunduara siguroi vendin e parafundit. Pas takimit me Dukën, Kuzhe nuk është shfaqur emocional, gjë që dëshmon se i kishte kapur shenjat që aventurës së tij shqiptare i kishte ardhur fundi. Kuzhe ka drejtuar Shqipërinë në 13 ndeshje zyrtare me një bilanc prej 2 fitoresh, 4 barazimesh dhe 7 humbjesh; dhe në 11 ndeshje miqësore me një bilanc prej 6 fitoresh, 3 barazimesh dhe 2 humbjesh.

H.B.

Comments

Submitted by mali (not verified) on

<p>nuk eshte per tu pushuar tranjeri por lojtaret. Ne perparesite e&nbsp;lojtareve, &nbsp;biznesi&nbsp;ze vendin e pare, patriotizmi ka kaluar&nbsp;disa vende me poshte.</p>

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Ky ishte nje trajner shume i pa -kualifikuar -- Kishte nivel shume te ulet</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.