Rritja këtë vit 1,9%, ndërsa vitin tjetër 1%

Postuar në 21 Tetor, 2011 05:08

Nuk kuptohet pse s’iu kushtua fare vëmendje një raporti të Bankës Europiane, e cila, e bazuar në të dhënat e veta, por edhe në ato të institucioneve shqiptare (në radhë të parë të INSTAT-it), bën parashikime shumë pesimiste lidhur me rritjen tonë vjetore. Ky parametër zhvillimi, që përdoret shpesh për të evidentuar gjendjen e ekonomisë së një vendi, ka qenë kali i betejës i Berishës për ca kohë. Në një moment foli dhe për rritje vjetore dy shifrore (mbi 10% pra), por kjo gjë mbeti një gjë e pa konfirmuar nga burime të tjera jo qeveritare.

Kryeministri nuk flet më për rritjen vjetore. Tani kapet pas degëve të tjera, por duket se s’po gjenden më degë, ku mund të kapet. Ndësa Banka Europiane zbulon rritjen e pritshme vjetore për këtë vit, dhe parashikon atë të vitit të ardhshëm. Është fjala për një rekord që vendos qeveria “Berisha” në dy dekadat e fundit (duke përjashtuar vitin e mbrapshtë ’97). Për këtë vit (2011) rritja pritet të jetë jo më shumë se 1,9%, ndërsa për vitin e ardhshëm jo më shumë se 1%. Do duhej që kryeministri, i pasionuar pas parametrit të rritjes vjetore, t’u bënte ndonjë koment këtyre shifrave të Bankës Europiane.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.