5 mite për mbipeshën

Postuar në 21 Tetor, 2011 05:25

Në serinë e saj “5 mite për...”, gazeta Washington Post merrej sot me problemin e mbipeshës, i cili është bërë shqetësues për popullsinë urbane kudo në botë. Po i rendisim më poshtë 5 mitet,  të shoqëruara shkurtimisht me kundërargumentin çmitizues të Washington Post-it.

Miti 1: Pamundësia për të blerë fruta e perime të freskëta rrit përdorimin e ushqimeve që shkaktojnë mbipeshë.

Studime kanë treguar që shumë njerëz, edhe pse kanë mundësinë të blejnë fruta e perime të freskëta, nuk i konsumojnë sa ç’duhet ato. Kultura kulinare e familjeve të tyre, me rrënjë të thella në prejardhjen etniko-krahinore, është faktori kryesor që përcakton balancën e dietës së tyre.

Miti 2: Reklamat e kompanive ndikojnë në rritjen e konsumit të ushqimeve të përpunuara që shkaktojnë mbipeshë.

Studime kanë treguar se njerëzit kanë prirje të hanë ushqime me yndyrë dhe/ose të sheqerosura edhe kur nuk janë ekspozuar ndaj reklamave. Kjo ka të bëjë me luftën disa milionë vjeçare për mbijetesë të species sonë.  Dikur, homo sapiens-ët  parapëlqenin ushqime të tilla, për të krijuar rezerva energjitike deri në momentin fatlum të vaktit tjetër.

Miti 3: Ushqimet e shëndetshme janë të shtrenjta.

Një tas me fasule i shoqëruar me një pjatë oriz kushton më pak se një biftek 400 gramësh, por i plotëson njësoj nevojat për proteina që ka njeriu, ndërkohë që nuk ka dhjamin dhe kolesterolin e biftekut.

Miti 4: Në qoftë se informohen mirë, njerzit do të hanë ushqime më të shëndetshme.

Një studim i Ghent University në Belgjikë tregon se nuk ka një korrelacion të fortë statistikor mes informacionit në etiketat e ushqimeve dhe dietës së njerëzve

Miti 5: Duhet të kufizohet dhënia e lejeve për fast-food-et, që të përmirësohet dieta

Atje ku është provuar, ka rezultuar politikisht e dëmshme për inisiatorët. Njerzit që janë të prirur të hanë hamburger ose sanduice i kanë dënuar me votë iniciatorët e kufizimit të fast-food-eve.

E.Z.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.