Prezantohet "Aleanca kundër importit të plehrave", e paralajmëruar nga Berisha si “Aleanca e Plehut”

Postuar në 23 Tetor, 2011 11:17

Pak ditë pasi kryeministri Berisha ka përmendur “Aleancën e Plehut”, një grup aktivistësh të shoqërisë civile kanë krijuar "Aleancën kundër importit të phehrave". Në krye të nismës së re kanë qenë "të dyshuarit e zakonshëm" Blendi Kajsiu, Fatos Lubonja, Ardian Klosi, Lavdosh Ferruni e të tjerë. E veçanta e përfaqësimit të këtij grupimi të ri ambjentalist është "prezantimi" i tij nga Kryeministri i vendit Sali Berisha i cili, i priu kësaj nisme të shoqërisë civile me batutën “Aleanca e Plehut”. Fillimisht, termi iu atribua "Aleancës për Qytetarin" ose thënë më saktë, partive opozitare të grupuara rreth saj, por tani kuptohet se shefi i ekzekutivit, me gjasë, duhet të jetë vënë në dijeni të këtij organizmi të aksionit civil, të cilit ka preferuar t'i paraprijë në stilin e tij. Një tjetër e veçantë është fakti se në këtë grup përfshihen një mbështetës i kryetarit socialist Rama, si Ardian Klosi dhe një kundërshtar i fortë i tij, dikur një nga miqtë e afërt, Fatos Lubonja. “Qëllim kryesor është ndalimi i importit të plehrave në Shqipëri, duke kërkuar me këmbëngulje eliminimin e nenit 49 të ligjit “për menaxhim e integruar të mbetjeve”, tha Blendi Kajsiu, një prej drejtuesve të Aleancës. 
H.B.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.