Ironia e Sarkozy-së ndez gjakrat; italianët reagojnë ashpër

Kur u ula sot në mëngjes të shkruaja lajmin me titull “Italia po humbet prestigj; dhe italianëve po u dhemb kjo gjë”, ironia e dyshes Merkel-Sarkozy gjatë konferencës së shtypit në adresë të Berlusconi-t nuk ishte shndërruar ende në një incident diplomatik. Pak më pas, duke parë me sa duket që videoja e konferencës për shtypin po merrte dheun, doli ministri i jashtëm, Franco Frattini, dhe foli me një ton zemërak e të prerë. “Nuk mund të tallet njeri me Italinë në këtë mënyrë”, u shpreh ai. Dhe më poshtë i bëri me dije Sarkozy-së, se çështja “Bini Smaghi” nuk do të zgjidhet ashtu si do ai. Ç’është Bini Smaghi? Bini Smaghi është një ekonomist italian, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane. Sarkozy i ka kërkuar Berlusconi-t, që ta bindë atë të japë dorëheqje, për ta zëvendësuar me një francez e për të balancuar fuqitë në atë bord. Berlusconi i ka thënë “jo, kjo s’bëhet”. Dhe sipas italianëve, gjithë ajo ironi e ka burimin tek kjo mesele.
Nuk duket se ky është shpjegimi i plotë. E përjavshmja the Economist ka një variant të vetin, që duket më afër të vërtetës: “Merkel e Sarkozy i kanë kërkuar Berlusconi-t të japë garanci se do të bëjë detyrat e shtëpisë në këto kohë krize, se do të bëjë një plan të uljes së borxhit e se do të bëjë reforma strukturore. Berlusconi s’ka qenë në gjendje të japë një premtim të tillë, pasi me maxhorancën që ka nuk e ka të lehtë të bëjë reforma të dhimbshme. Dhe kështu, kur u pyetën nga një gazetar, nëse Berlusconi ka dhënë apo jo garanci, Sarkozy nënqeshi, hodhi sytë nga Merkeli, mori një nënqeshje si me pahir dhe prej saj, bëri dhe një ngërdheshje, dhe tha pa e larguar buzagazin nga fytyra, se si Merkeli, si ai vetë, kanë besim tek ndjenja e përgjegjësisë e autoriteteve politike, ekonomike, institucionale të Italisë”. “Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një vend themelues i BE-së të qortohet në këtë mënyrë”, thuhet në shkrimin e revistës the Economist.
Gjermanët e kanë mohuar një skenar të tillë. “Gjithçka është e ngritur mbi një ekuivok”, thonë ata pas reagimit të ashpër të Frattini-t. Dhe shpjegojnë: “Përballë pyetjes që u bë, Merkel e Sarkozy kanë shkëmbyr buzëqeshje për shkak të pasigurisë se kush do të fliste i pari”. Ndoshta diplomacia gjermane ka të drejtë. Merkeli ngjan e kapur në grackë në këtë histori. Në video duket se ajo nuk e priste sjelljen e Sarkozy-së, dhe e kapur në befasi i është përgjigjur duke qeshur presidentit francez. Dhe për t’u distancuar nga loja e këtij të fundit, nxitoi të thosh aty për aty të vetmen frazë që tha në atë konferencë: takimi me Berlusconi-n ish një takim midis miqsh.
Dhe italianët, duhet thënë, nuk po tregojnë se kanë gjë me gjermanët. Të gjithë e kanë me Sarkozy-në. Berlusconi vetë nuk është ngutur të japë deklarata të forta. Por janë të tjerët, madje, armiqtë e Berlusconi-it, që po flasin. Pier Ferdinando Casini, demokristiani në opozitë, u shpreh, se “buzëqeshja sarkastike e Sarkozy-së ishte e pakëndshme. Është momenti që dhe ai të demonstrojë se është në lartësinë e rolit që duhet të luajë”. Ndërsa Emma Marcegaglia, presidentja e industrialistëve italianë, ishte më e ashpër: «Do ishte mirë që këta njerëz të qeshnin më pak; do ish mirë gjithashtu që të mos bënin nxënësin e mirë të klasës vend e pa vend; në këtë situatë duhet punë, e jo të qeshura”.
Comments
Zgjedhin nje karagjoz ne krye

Zgjedhin nje karagjoz ne krye italianet edhe presin qe t'ua respektojne. Ik ore mbushuni. Kolonizatore leshi kemi patur prandaj jemi edhe ne keshtu sic jemi.

Askujt nuk i pelqen qe te

Askujt nuk i pelqen qe te tallet kryeministri i vendit te tije. I kuptoj se si ndihen italianet(perfshire dhe opoziten) kur behesh objekt i ironise vetem me mimike te permbajtur por e shoqeruar nga gazi i salles se shtypit... Por nese ka njeri qe e ha turpin me buke ky eshte pikerisht S.Berlusconi.

Ka bere te meritoje me teper se aq dhe ky ndoshta eshte i vetmi ngushellim per gjithe italianet.

U tall nga nje president francez ( kushot pertej alpeve - i quajne italianet francezet) qe sapo eshte bere baba nga nje ish modele, qe pothuajse mohon origjinen e saje por qe gjen forcen per t'i vene vajzes nje emer italian. Kerkon te respektohet nga nje kanceliere serioze e shtetit lokomotive e cila eshte bere objekt i batutave prej zboraku te fshira me ngulm nga pergjimet e "pornogjykatesve"(komenti i tije per prokuroret qe diç me kujton me krye-prokuroren tone). Ajo te ciles i bente ku-ku ne nje takim te nivelit te larte per te treguar se sa intimitet kishte me nje grua "culatona e inscopabile"...

Nese eshte ofenduar mjafton t'i kujtohet ( do t'a kete te veshtire pasi i ben shpesh) konfereca e shtypit me homologu i tij S. Berisha kur do i vinte ne dukje italishten pa theksin e duhur dhe me pas do t'i kerkonte qe te lehtesonte moratoriumin e skafeve vetem "per le belle ragazze". E shoqeruar kjo nga hareja e gazetareve te "bukura" qe nuk reaguan.Do te ishte nje tjeter gazetare shqipetare qe do e kerkonte hapur nje gje te tille.Ne ate rast u ofenduan vetem shqipetaret e ndershem dhe sigurisht jo ata faqezinjte si S.B-ja yne.

Dhe m.q.s i pelqejne theniet latine do behej mire t'i kujtohej se "Causa causae est causa causati"....

vras mendjen te imagjinoj

vras mendjen te imagjinoj sesi do te ishte kjo skene me b(er)ishen , me siguri do te kishin vdekur nga gazi me sukseset interstelare te qeverise lesh- e- li. (LSI)

jane legena keto evropianet , po na kane shume zili , medet do na han me sysh.

P.S - thashethem nga burime shume te besueshme : thone qe po zihen te medhejte e evropit kush ta marri birishen + boden ca dit sa te dalin nga kriza , po keto nuk degjojne se i kane dhene fjalen presidentit te Kazakistanit ( nursultan apo borat sesi ja thone emrin . boo)

Add new comment