Tunizianët bënë zgjedhje më të mira se tonat

Tunizia mbajti zgjedhjet parlamentare të dielën. Janë të parat pas revolucionit, që nisi me atë shitësin e rrugëve që i vuri flakën vetes, dhe përfundoi me syrgjynin e Ben Ali-ut, i cili duhet thënë se u tregua më dinak se Gaddafi që pati një fund të trishtë e poshtërues. Tunizia është një shtet i ri (fitoi pavarësinë nga Franca në vitet ’50 të shekullit të kaluar), me përvojë e traditë demokratike pothuaj zero dhe pjesë e një rajoni të botës, ku demokracia “nuk para ngjit”. Zgjedhjet e organizuara deri pak muaj më parë, kur vendi sundohej nga Ben Ali-u, fitoheshin me mbi 90% të votave nga ky i fundit. Në këtë kuptim pritej nga shumëkush që prova demokratike e së dielës të njollosej e komprometohej nga arbitrariteti i palëve në garë, por nuk ndodhi kështu.
Rezultati mund të shihet me rezerva e dyshim (ka fituar një parti e vetquajtur islamike, me një leader që ka kaluar 20 vitet e fundit në Britaninë e Madhe), por procesi i votimit, dhe ai i numërimit (ky i dyti po vijon ende) kanë qenë pa probleme. Alejandro Toledo, ish-presidenti i Perusë dhe vëzhgues në këto zgjedhje, foli për një klimë entuziaste para, gjatë e pas votimit. “Fituesi i vetëm i këtyre zgjedhjeve është demokracia”, tha ai, duke shpërfilluar shqetësimet që kanë lindur për shkak të faktit që partia islamike An-Nahda ka fituar mbi 40% të votave.
Re.Pu.
Comments
Urime dhe pershendetje per
<p>Urime dhe pershendetje per Tunizine. Ishin te paret qe e filluan valen e revolucioneve arabe dhe i dhane zemer popujve te tjere arabe te ngrihen per liri e demokraci. Shpresoj punet te shkojne sa me mire e Tunizia te mund te vazhdoje te jape shembullin me te mire per gjithe rajonin inshallah.</p>
Edhe zgjedhjet e 1991-it ne
<p>Edhe zgjedhjet e 1991-it ne Shqiperi kane qene model. Njerezit jane shume idealiste pas nje permbysjeje. Mos u beni merak. Edhe ne Tunizi do te futet gradualisht indiferentizmi ne popull dhe lakmia tek politikanet.</p>
Add new comment