Një analizë e shpejtë e dy piketave të majta të projekt-programit politik të PS-së

Postuar në 26 Tetor, 2011 04:35

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në mbledhjen e djeshme me grupin parlamentar të kësaj force, bëri të qartë se programi me të cilin PS-ja do të futet në zgjedhje do të ketë tre politika tipike të partive të majta europiane: taksimi progresiv i kunsumit, tatimi progresiv i të ardhurave, dhe mbrojtja e ambjentit.

Në lidhje me TVSH-në, e cila është një taksë konsumi, Rama tha: “Duhet të ngremë fort zërin për heqjen e TVSH-së për bukën, vezët, qumështin dhe ilaçet. 20 përqind të çmimit të çdo kafshate bukë, luge qumështi, kokrre veze apo aspirine, nuk e merr dyqani, por e merr Saliu.” Më tej ai diskutoi edhe për energjinë elektrike. “Do të kërkojmë reduktimin e TVSH-së për energjinë. Saliu ka premtuar 6 përqind, por ua bëri 20 përqind. Ne mendojmë se shifra 6 përqind është e mundur,” tha Rama.

Në lidhje me tatimin e të ardhurave Rama tha:“Do vendosim në themel të sistemit të tatimit parimin ‘Kush fiton më shumë, paguan më shumë’”. Ndërsa në lidhje me ambjentin ai tha: “Ne jemi kundër importit të plehrave, shoqëria civile është kundër, qytetarët po ashtu. Le të eksplorojmë mundësinë për një referendum popullor për këtë çështje.”

Për të llogaritur efektin e propozimit të fundit, duhet bërë një analizë ekonomike relativisht e komplikuar, ndërsa për dy propozimet e para, llogaria është më e thjeshtë. Kështu një familje që jeton në apartamentin e vet (jo me qera) dhe ka dy rroga mujore bruto nga 310 mijë lekë të vjetra, i paguan qeverisë 62 mijë lekë si tatim mbi të ardhurat. Duke bërë presupozimin e arsyeshëm se kësaj familje i duhet t’i konsumojë të gjitha të ardhurat e saj mujore për të patur një jetesë modeste, i bie që t’i paguajë qeverisë edhe 88 mijë lekë taksë mbi konsumin (TVSH). Pra, qeveria i merr asaj rreth 25% të të ardhurave bruto vetëm nëpërmjet tatimit mbi të ardhurat dh TVSH-së. 

Ndërsa për një familje me të ardhura bruto 3 milion lekë në muaj, barra fiskale nga dy taksat e mësipërme është rreth 17%, sepse ajo nuk goditet nga TVSH-ja për pjesën e të ardhurave që kursen apo shpenzon jashtë Shqipërisë.  Duke e bërë progresiv tatimin mbi të ardhurat dhe duket ulur TVSH-në e produkteve të domosdoshme për familjet e varfëra si buka, qumështi, vezët, ilaçet, energjia elektrike (pra, duke bërë progresiv edhe taksimin e konsumit) shkohet drejt barazimit të kontributit që të varfërit dhe të pasurit i japin buxhetit të shtetit.

Se çfarë efekti mund të ketë për ekonominë në tërësi një ndryshim i tillë i politikës fiskale, është një pyetje për të cilën ekonomistët kanë një shekull që debatojnë dhe nuk bien dakord..       

E.Zaloshnja.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>ju kuptova mire: tani shtresa e mesme dhe te vaferit i paguajne qeverise me shume se te pasurit, kurse me politiken ekonomike te propozuar nga PS, ky kontribut barazohet. Pra, ne fund, i pasuri kontribuon (ne perqindje) po aq sa i varferi? Cfare ka parasysh tamam PS kur thote ai qe fiton me shume paguan me shume atehere? Sepse, boll fakti qe i pasuri fiton me shume, e ben ate qe te paguaje me shume edhe tani. A nuk duhej qe te pasurit te paguanin ne perqindje me shume se te varferit?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.