Sms-të e Ramës në vitin 2007: Duam Ismailin President

Postuar në 28 Tetor, 2011 05:13

Helena Kadare ka nxjerrë në treg një libër kushtuar burrit të jetës së saj, Ismail Kadaresë, për të cilin (librin) ka vite të tëra që punon. Madje, ka vite që thuhet “do ta nxjerrë tani, do ta nxjerrë pastaj”. Më në fund, libri me gati 800 faqe e ka parë dritën e botimit. Të gjitha të përditshmet ishin marrë sot me këtë ngjarje. Kryesisht kishin publikuar pjesë nga libri. Nesër e në ditët në vijim do të merren me siguri më shtruar e më me nge.

Gazeta Shqiptare kish publikuar një fakt interesant, që lidhet me politikën, ose më saktë me sirenat që kanë tentuar ta ndjellin Kadarenë herë pas here në politikë. Më shumë se në politikë, kanë dashur ta ndjellin të pranojë postin e Presidentit të Republikës. Ka njëzet vjet që vijon kjo histori. Dhe të gjtiha herët, Ismail Kadare i ka rezistuar tundimit. Madje, gjasat janë që të mos ketë patur e të mos ketë asnjë çik tundim.

Në një moment të librit jepen lutjet që Edi Rama i ka bërë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2007, e cila u finalizua me zgjedhjen e Bamir Topit. Lutjet janë bërë me sms, që i dërgoheshin Helenës, dhe shpesh herë kanë formën e përgjërimit: “Nëse Ismailit do t’i kërkonim me përulje …”, “Kur më thua që të flas me të, ke ndjesinë që ka ndonjë shans, apo …?”, “Jemi gati t’i lutemi. A ka ndonjë shans?”, “Zemër, më thuaj, mund të ndodhë mrekullia?”, etj.

“Mrekullia” nuk ndodhi.

E.G.

Comments

Submitted by erald (not verified) on

<p>Lutje,pergjerime,perdellime,situata.... krejt fallce dhe te shtiruna.Ne ate kohe Shoku Edi RAMA na pat servirur nje liste me nja 10 emra kandidatesh per presidente.Ismaili nuk ishte ne lista fare.Apo ndofta me Ismailin i ka intime e jo publike.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.