Sondazhet: Veç Hillary Clinton i shpëton demokratët

Kopertina e numrit të fundit të revistës Time ishte e Clintonit. Clintonit Hillary, e jo Clintonit Bill, s’ka gjë se për të dy po flitet shumë këto kohë e të dy kanë një fascino të padiskutueshme në SHBA, sidomos tek populli demokrat. Hillary Clinton sapo është kthyer nga një vizitë impenjative në Libi, Afganistan e Pakistan, dhe “zbulon” se në Amerikë po hamendësohen skenarë të çuditshëm. Janë sondazhet që diktojnë. Dhe sondazhet thonë se kuotat e Obama-s janë duke shkuar tatëpjetë. Tre vitet e para “kanë qenë për faqe të zezë”, është shprehur shefi i kabinetit të Obama-s, William Daley, në një intervistë jo fort të kujdesshme; dhe viti që ka mbetur pritet të jetë më keq akoma. Por sondazhet thonë dhe një gjë tjetër: Nëse kandidat presidencial i demokratëve do të ishte Hillary Clinton, fitorja do të ishte e sigurtë. Ajo do të linte shumë prapa Romney-n dhe të tjerët e krahut matanë.
Skenari i dytë flet konsiston në zëvendësimin e Biden-it me Clintonin, dhe kështu një ticket presidencial Barack Obama-Hillary Clinton ka gjasa që të fitojë shumë më tepër se sa një ticket Obama-Biden. Ndërsa skenari i tretë lë të nënkuptohet një inkursion të ri në politikën aktive të Bill Clintonit në pozicionin e kandidatit për zv.president.
Në fakt, që të tre skenarët janë fantazi e pastër. Janë të mundur në teori, por aspak në praktikë. Bill Clintonin nuk e pengon asgjë që të bëhet zv.president, por në SHBA kjo është praktikisht një gjë që s’ndodh. Nuk para ndodh që Presidenti të bëhet zv.President. Skenari i dytë mund të ish i mundur, veç nëse Biden tërhiqet, e nëse Clinton pranon t’i zërë vendin, por as njëri, as tjetri, nuk kanë dhënë shenja se kanë në mendje gjëra të tilla. Ndërsa sipas skenarit të pare, Hillary Clinton do duhej të hynte qysh tani në garë me Obama-n brenda partisë demokratike, dhe kjo do ish poshtëruese për Barack Obama-n. Edhe kjo është praktikisht një gjë që nuk para ndodh.
Me sa duket, është humbja e sigurtë e Obama-s (deri tani), që i bën njerëzit ta lëshojnë fantazinë e tyre.
Re.Pu.
Comments
Hillary, nje grua per t'u
<p>Hillary, nje grua per t'u respektuar! </p><p>Skenaret boterore do te qetesoheshin nga nje grua e mencur si ajo dhe mbase amerikanet do beheshin pak me modeste nen udheheqjen e saj te urte!</p>
Sa te thjeshte e kane keto ne
<p>Sa te thjeshte e kane keto ne USA per te nderruar lideret e partive te tyre, edhe kur jane ne pushtet. </p><p>Ndersa kendej Muci e ze frika vetem te mendoje se Rama mund te mos jete me kryetari i opozites, megjithese ka 3 zgjedhje rrjesht qe humbet ne shkalle kombetare. </p>
Add new comment