Berisha off-line: S’e heqim TVSH-në. Rama on-line: Saliu gënjen për TVSH-në

Postuar në 29 Tetor, 2011 09:24

Kryeministri i është kthyer sërish propozimit të socialistëve për të ulur TVSH-në e një numri produktesh të shportës: “Krerë të opozitës shqiptare kërkojnë heqjen e Tvsh-së për prodhimet tuaja. [Por] ne nuk e heqim TVSH-në për prodhimet tuaja. Ne nuk e heqim sepse në Evropë, për çdo kokë lopë, fermerët marrin çdo ditë 3 euro subvencion dhe sigurisht që atij ia del të shesë qumështin më lirë, sepse merr subvencionin.”

Dhe pastaj shton: “Nuk e bëjmë këtë edhe për një arsye tjetër. Sot në Shqipëri, 51 % e popullatës jeton në fshat. Sot në Shqipëri, njësoj si në çdo vend tjetër të Evropës, të ardhurat për frymë të popullsisë në qytet janë qartësisht më të larta se sa në fshat. Atëherë çfarë duhet të bëjmë ne? Ta thellojmë më tej këtë pabarazi?”

Kryetari i PS-së i është përgjigjur në Tëitter: “Jo Sali, ti gënjen! Do heqim taksën e bukës, qumështit, vezëve, ilaçeve, jo TVSH-në e produkteve të tokës në fshat. Fshatit do t’i heqim TVSH-në e imputeve bujqësore, sepse fshati po mbytet dhe s’e shpëtojnë dot shiritat e inaugurimeve.”

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.