Në gjykata trukohen shortet e gjyqtarëve

Dhjetëra qytetarë janë ankuar pranë ministrisë dhe KLD-së për trukim të shorteve në gjykatat shqiptare, dhe dy ditë më parë një grup kontrolli është nisur në drejtim të 12 gjykatave. Rezultatet kanë qenë befasuese. Është vënë re se gjyqtarët e “rreptë” kanë pasur më pak çështje se gjyqtarët më liberalë, duke ngjallur hije të rënda dyshimi mbi të gjithë sistemin gjyqësor. Ministria thotë se rezultatet e këtij kontrolli do t’i bëjë shpejt publike, pasi edhe nga kontrolli janë përfituar prova të pakundërshtueshme. Nuk përjashtohet që ndaj disa kancelarëve të gjykatave të merret masë ligjore, deri në shkarkim nga detyra apo ndjekje penale, ndërsa “masa” mund të merren edhe ndaj kryetarëve të gjykatave që kanë qenë në dijeni të të gjitha procedurave që kryheshin në rrethin që mbulonin.
Grupi i kontrollit të Ministrisë së Drejtësisë, krahas juristëve dhe inspektorëve, kishte në përbërje edhe informatikanë, që kanë këqyrur mënyrën e hedhjes së shortit. Ata kanë inspektuar kompjuterët me të cilët hidhej shorti në mënyrë elektronike. Kontrolli i kompjuterëve është kryer në 12 gjykata në Shqipëri dhe informacionet flasin për një trukim në masë të shorteve në gjykata. Ka dyshime se kancelarët e gjykatave, duke bashkëpunuar me punonjësit e tjerë të administratës dhe me vetë kryetarin e gjykatës, paracaktonin gjyqtarët e çështjeve. Në listën e gjyqtarëve të një gjykate ata hiqnin gjyqtarët e “padëshiruar” nga lista në kompjuter dhe shorti kryhej vetëm me gjyqtarët e preferuar. Në këtë mënyrë, çështja merrej nga gjyqtari i preferuar. Ka dyshime se shorti i çështjeve hidhej edhe në prani të avokatëve, që kishin “miq” disa gjyqtarë dhe “armiq” disa të tjerë. Këta të fundit nuk i preferonin dhe “punonin” me disa gjyqtarë konkretë. Ministria e Drejtësisë dyshon se ka edhe mënyra të tjera me të cilat mund të kryhej trukimi. Në rast se nuk punonte kompjuteri me të cilin hidhej shorti elektronik, administrata e gjykatës caktonte gjyqtarët me shortin me gogla. Megjithatë, edhe me këtë mënyrë primitive, administrata e gjykatës arrinte që të paracaktonte gjyqtarët. Në gogla vendosen vetëm gjyqtarët që “dëshironin” dhe gjyqtarët e tjerë i linte jashtë shortit për çështjet me interes.
Sokol Çobo, Shqip
Comments
Nuk ka pse te na duket si

Nuk ka pse te na duket si ndonje zbulim. Po te mos ishte se shortet nuk trukohen nuk do kishte mundesi qe ish -bashkeshortes te Azem Hajdarit, Fatmires, me nje CV e shkollim medioker, te shkoje ti bjere shorti per gjyqet me te famshme ne Shqiperi (kupto gjyqet me te korruptuara). Ajo na ka qene gjykatese me Lul Bashen, ajo eshte me Gerdecin e Aldo Baren, po ajo na eshte caktuar me Ilir Meten, madje-madje, njehere e nje kohe,me sa duket sa per ti bere nderin, na e paska caktuar "shorti" qe te gjykoje edhe njerin prej vellezerve Haklaj por ajo si e "pergjegjshme" na e paska refuzuar per konflikt interesi. Me sa duket "shorti" na e cakto ne gjyqet me te korruptuara sepse pushteti me sa duket duhet te na shperbleka familjen e ish-liderit qe pasi e vrane vete, te pakten po i "respektojne" familjen, e cila nga ana e vet e kupton mire respektin dhe perpiqet ta ktheje mbrapsht. p.sh. ka deri tani ka zhveshur nga çdo akuze Lulin tone te vyer.

Them keshtu, sepse keshtu e mendoj une si individ. Ministria edhe Keshilli i Larte i Drejtesise (kete te fundit e komandojne Bamiri e Kreshniku, qe fjalet i kane kaq te bukura),te cilet jane organet kompetente qe duhet te veprojne, me sa duket e mendojne ndryshe, si ben pershtypjen nje koinçidence e tille.

Megjithate me e mundur eshte qe te mos e mendojne ndryshe. Thjeshte e bukur, as nuk e vrasin mendjen te mendojne. Deri atehere, Fatmires do i bjere fati ku te doje vete.

Fundja-fundja ja thote edhe emri. Ka fat.

Kjo gje dihej prej vitesh -

Kjo gje dihej prej vitesh - kush pa pasur ceshtje gjygjesore e ka perjetuar nga afer.

Kushedi a do gjeje ndonje gje kontrolli.....

Add new comment