Prania e fortë e FMN-së pa qenë e pranishme

FMN-ja ka zënë të bëhet sërish e zëshme në Tiranë. Dhe qeveria nuk po i thotë “jo” kësaj pranie, që po manifestohet në formën e sugjerimeve këmbëngulëse e furacake. Ekspertët e FMN-së janë të shqetësuar nga rritja e borxhit publik të Shqipërisë, dhe nga vështirësitë për të mbajtur në ekuilibër financat në rrethanat që rritja ekonomike është në nivelet më të ulta qysh prej vitit 1997.
FMN-ja është duke i kërkuar qeverisë që të rrisë taksat, pasi politika e taksës së sheshtë të ulët nuk duket se ka dhënë rezultate. Kësaj poliitke i është bërë shumë jehonë (deri dhe Forbes-i është entuziasmuar nga taksa e sheshtë shqiptare), por efektet pozitive që kjo taksë parashihte, dmth rritja e investimeve të huaja, rritja e vendeve të punës, rritja e bazës fiskale, ulja e evazionit, etj, nuk janë verifikuar; madje, këto parametra janë përkeqësuar. Sigurisht, nuk është e thënë që përkeqësimi i këtyre parametrave të lidhet me taksën e sheshtë të ulët (janë në radhë të parë efektet e krizës botërore, që kanë mbërritur në Shqipëri), por problemi është se Shqipëria është sot në krizë, dhe se taksa e sheshtë nuk u jep zgjidhje problemeve që ka shtruar kriza.
Prandaj FMN-ja është duke kërkuar: rritjen e taksës së sheshtë, rritjen e masës së kontributeve, uljen e borxhit publik. Qeveria nuk e ka thënë të vetën lidhur me këto propozime, por duket se është më në fund e vetëdijshme mbi gjendjen e vështirë, në të cilën ndodhemi.
E.G.
Add new comment