Zgjidhja për veriun, një plan “Ahtisaari Plus”

Postuar në 30 Tetor, 2011 15:21

Veriu i Kosovës duhet t’i nënshtrohet një plani “Ahtisaari Plus”. Kështu shkruan e përditshmja kosovare “Zëri” e cila e quan të pashmangshëm një opcion të tillë. Sipas gazetës, pavarësisht kundërshtimeve të krerëve të Kosovës, ndërkombëtarët e kanë paralajmëruar një projekt të tillë për të zgjidhur nyjën e veriut të Kosovës. Idenë, vazhdon “Zëri”, e ka mbështetur publikisht edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Michael Davenport. Ai ka thënë se Britania është e hapur për bisedime mbi të ashtuquajturin plani “Ahtisaari Plus” duke vënë në pah se ka shumë vend për mbrojtjen e pakicave dhe të interesave të Serbisë në Kosovë. “Jemi të hapur për çdo sugjerim lidhur me mënyrën se si mund të zbatohet ky plan.”- ka thënë ai, shkruan Zëri. “Unë mendoj se zbatimi mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Sigurisht që ne jemi të hapur për atë lloj bisede”, ka thënë Davenport për mediat serbe. Ndonëse ai nuk ka dhënë detaje se çfarë përmban saktësisht ky plan, zyrtarë të lartë të Kosovës janë shprehur se kjo ide mbetet e papranueshme.

H.B.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.