“Gërdecit” po i vjen fundi; por mbi hetimin mbeten pikëpyetje të mëdha

Postuar në 01 Nëntor, 2011 06:48

Çështjes gjyqësore lidhur me Gërdecin duket se po i vjen fundi. Zvarritjet e natyrës proceduriale të provokuara nga pala e paditur kanë bërë që gjyqi të jetë kilometrik, por më në fund tanimë ka mbetur fare pak gjë për të bërë: mbrojtja do të thotë fjalën e vet përfundimtare dhe pastaj trupi gjykues do duhet të shpallë vendimin. Prokurorisë iu deshën më shumë se 10 ditë për të lexuar përfundimet e veta voluminoze (vonesa nuk ka të bëjë me volumin e hetimit), por sot ia dolën të japin pretencën. Siç pritej, prokurorët kanë kërkuar dënimet maksimale për ata që janë parë si përgjegjës kryesorë të tragjedisë që ndodhi në Gërdec, ku mbetën të vdekur 26 vetë e të plagosur dhjetra të tjerë.

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ylli Pinarin, Dritan Minxhollin dhe Mihal Delijorgjin. Për të akuzuarin tjetër Sokol Ngjeci, prokuroria ka kërkuar masën e dënimit me 23 vite burg, kurse për Luan Hoxhën 8 vite burg. Po kaq vite burg është kërkuar edhe për të akuzuarin Shpëtim Spahiu, Shkëlzen Madani e Dashnor Çaushi; 7 vjet burg për Ardian Mullain, 6 vjet burg për Zija Bajën dhe 4 vjet burg për Agim Lalën.

Krahas këtij procesi në rrugë gjyqësore ka patur dhe një proces mediatik, në qendër të të cilit ka qenë ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe djali i kryeministrit Shkëlqzen Berisha. Hetimet e prokurorëve nuk arritën deri tek këta dy emra.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.