Çeku: Kosova afër formimit të ushtrisë dhe anëtarësimit në NATO

Kosova është afër formimit të ushtrisë së saj dhe anëtarësimit në NATO. Deklaratën, sipas Kosovapress, e ka bërë ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, në një takim rajonal të Ministrave të Mbrojtjes që ka mbyllur sot ditën e parë të punimeve në Pejë. Ministri Çeku vlerësoi se me angazhimet e deritanishme, Kosova është një hap më afër formimit të ushtrisë dhe integrimeve euroatlantike. Ministrat e mbrojtjes nga vendet e rajonit, përjashtuar Serbinë, janë mbledhur në Pejë në një konferencë të organizuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministri Çeku e quajti konferencën në fjalë si një prej ngjarjeve më të rëndësishme për sigurinë në Kosovën e pasluftës. “Nga sot të gjitha përpjekjet, e gjithë puna është që Kosova të ketë kapacitetet e nevojshme ushtarake, kështu që kjo konferencë që u mbajt është edhe një hap më shumë drejt integrimit të FSK-së në strukturat rajonale, në integrim në NATO. Jemi në atë rrugë dhe nga sot jemi më afër anëtarësimit në NATO”, deklaroi Çeku.
H.B.
Comments
Shume mire per krijimin e
<p>Shume mire per krijimin e Ushtrise se Kosoves, po me çfare fytyre del para kamerave dhe thua "edhe prane anetaresimit ne NATO" z. Çeku??? Apo harroni se jane 4 vende anetare te Natos te cilat nuk e kane njohur akoma Kosoven? Pse nuk punoni per njohjen si shtet i Pavarur te Kosoves nga Greqia, Sllovakia , Rumania etj, por shisni dengla te pabaza televizive??????????????????</p><p> </p>
Add new comment