Giulio Tremonti shpërthen: Silvio, është koha të ikësh!

Ministri i Financave të Italisë, Giulio Tremonti, është ndoshta i vetmi njeri brenda maxhorancës, me të cilin Berlusconi matet mirë kur flet. Ka shumë që mendojnë se pa të, Berlusconi mund ta kish hedhur Italinë në greminën e krizës shumë më herët. Ka qenë Tremonti pra që ka mbajtur mirë të lidhur qesen e parave, dhe nuk ka lëshuar pe në asnjë rast përballë presioneve që i kanë ardhur nga të gjitha anët për rritjen e shpenzimeve. As përballë presioneve të Berlusconi-t.
Ka ca kohë që flitet se marrëdhëniet e tyre kanë marrë një të krisur të fortë. Shkaku është i thjeshtë: Tremonti është i mendimit se Italia nuk mund ta përballojë më një kosto që i vjen prej leadershipit të Berlusconi-t. Njerëzit e këtij të fundit, sidomos gazetarët, e kanë sulmuar egërsisht, por faktet tregojnë se Tremonti, jo vetëm s’është tërhequr, por ka zënë ta shtojë dozën e kritikës ndaj boss-it. E famshmja Financial Times bën me dije, se në një moment privat gjatë summit-it G 20 ai i është drejtuar Berlusconi-t me fjalët: "Nëse ti Silvio nuk jep dorëheqjen deri të hënën, tregjet kanë për të reaguar në mënyrë të frikshme. Me të drejtë apo pa të drejtë, për tregjet e për Europën problemi i madh je ti”.
Do t’ia vërë veshin Berlusconi?
Comments
"Financial Times" - Ne emer

"Financial Times" - Ne emer te Zotit dhe te Italise, shporru.

Ky eshte mesazhi i fundit i nje prej gazetave me prestigjoze ne fushen ekonomike. Ministri Financave, Tremonti eshte nje personalitet i respektuar ne ambjentet financiare brenda dhe jashte Italise por nuk ka te drejten morale per t'i kerkuar S.B-se italian largimin.

Eshte njelloj sikur Ridvan Bode nje dite te bukur te zgjohet dhe t'i kerkoje S.B-se shqipetar - Sali, me sa kam kuptuar je ti problemi. Duhet te lagohesh.

Ne te dy rastet pergjigjja duhet te jete e njejte: Edhe ti Brut......

Sic eshte bere zakon ne

Sic eshte bere zakon ne Kane , pas G-20 , japin intervista drejtuesit kryesor , midis tyre dhe Berlusconi . Dy fjali kam shkeputur per te ndare bashke ; " Italia ka ekonomi te forte ,eshte e shtata ne planet dhe jeta e perditshme tregon se eshte nje vend i kamur". "Konsumi nuk eshte pakesuar ,restorantet jane plot ,dhe ne aeroplane nuk gjene vend per rezervim " . Ne nje moment pyeta veten : Berluskoni eshte carbon i Berishes apo e anasjellta ?...

Add new comment