Papandreu fitoi votëbesimin; dhe po bën gati valixhet

Pak pas mesnate, në orën 12.45, Papandreu fitoi votëbesimin me 153 vota në një seancë parlamentare me 298 deputetë të pranishëm. E për çfarë do t’i vlejë kjo maxhorancë? Praktikisht për asgjë. Dhe ai e di këtë gjë. E kërkoi fitoren në këtë votëbesim si një mënyrë për “të ikur me nder”, dmth jo si i mundur. Sepse është pikërisht ky lajmi që paradoksalisht del prej këtij votëbesimi: “Papandreu fiton; Papandreu ikën”.
Në orën 10.00 të ditës së sotme ai ka patur takim me Presidentin Karolas Papulias, i cili, edhe pse është një socialist me damkë, s’mund të bëjë asgjë për t’i ardhur në ndihmë kryetarit të PASOK-ut dhe kryeministrit të vendit. Dhe vërteta është – kështu thonë raportimet e bëra – se Papandreu nuk ka shkuar atje për të kërkuar ndihmë. Përkundrazi, ka shkuar të japë dorëheqjen, dhe të sugjerojë krijimin e një maxhorance tjetër me ndihmën e nja dy partive të vogla të djathta, me synimin për t’u bërë nja 180 deputetë (në rrethanat, kur partia kryesore e opozitës, Demokracia e Re, kërkon vetëm zgjedhje të parakohshme). Flitet se kryeministri i ri do të jetë Venizellos, ministri i financave.
Sa do të zgjasë kjo zgjidhje? Është vështirë të bëhen parashikime. E vetmja gjë që dihet në këtë moment është, që koha e Papandreut mbaroi.
E.G.
Comments
Mesa e kuptoj une
<p> Mesa e kuptoj une politiken greke , do te shpreh disa konsiderata ; Greqia eshte ne veshtiresi te madhe financiare , ka dy vjet qe perpelitet per te gjetur mundesite dhe rruget me te mira per te . Kryeministri Papandreu gjate ketyre dy vjeteve nuk ka patur as mbeshtetjen me te vogel te opozites se kryesuar nga Samara . Marreveshja e 26-27 Tetorit percakton drejtimin e popullit grek per 10 vitet e ardhshme . I ndodhur para nje vendimi historik per te ardhmen e Greqise dhe ne mungese te mbeshtjes nga opozita dhe zerave brenda pozites per masat drastike qe nevojiteshin Papandreu ,per te disiplinuar te vetet kerkoi votbesim , ndersa per opoziten referendum popullor .Pse referendum popullor ? Sepse e dinte fare mire qe opozita nuk do te dilte dot ne popull e t'i bente thirrje per te dale nga euro , rrjedhimisht do te merrte nje "po" per te qeverisur me mire . Mirepo trojka e trembur nga referendumi , mos behej si shtyse dhe per vende te tjera ne veshtiresi financiare dhe nuk diheshin parashikimet , kerkoi me kembengulje per t'a miratuar marreveshjen me shumice te cilesuar dhe per t'i vene shpatullat e gjithe politika kesaj barre te rende , dhe per kete ne Kane u thirr dhe Samara si pjese negociatash . Samara pranoi para trojkes se do te votonte marreveshjen financiare , keshtuqe Papandreu u terhoq nga referendumi . Pas kthimit ne Greqi u bene negociata per realizimin e detyrimeve qe rridhnin , por nuk u gjet gjuha e perbashket e dy shokeve te shkolles se Oksfordit . Samara donte te votonte dhe brenda 6 javesh te shkonin ne zgjedhje , ndersa Papandreu donte qe te miratohej marreveshja dhe grafik-programi i realizimit te saj deri ne vitin '14 , kur dhe Greqia planifikohej te dilte ne tregjet financiare . Papandreu duke ndjerre nje pergjegjesi te madhe kombetare per sot e neser , dje gjate votbesimit ,premtoi se do te krijonte nje qeveri me baze te gjere domosdoshmerisht me Demokracine e Re . Samara duke patur syte nga votat , nuk donte qe te perfaqesohej politikisht por teknokratikisht , per te cilen askush nuk ishte dakort nga te gjitha partite sepse nuk mund te merrnin vendime historike teknokratet por politika e zgjedhur nga populli . Per kete aresye Papandreu qe sot fillon negociatat per nje qeveri te shpetimit kombetar me baze te gjere . Edhe pse ka zera qe ai "te marre valixhet" te mos harrojme qe eshte kryenegociator , dhe nuk do te shkoj ne zgjedhje shpejt pasi koha e humbur mund te jete katastrofale per te nesermen e Greqise , e cila duhet te pergatitet fillimisht per te levruar kestin e gjashte prej 8 miliard euro ne dhjetor , etj etj...Si te gjithe politikanet ballkanas konsensusin e ofrojne me veshtiresi , pavaresisht se kujt i bie barra financiare , vetem e vetem per populizem , per fitim votash e karrigesh ne zgjedhje te parakohshme te pritshme dhe te papritshme ...Mbase dhe politikanet tane duhet t'i ndjekin me kujdes keto zhvillime...</p>
Add new comment