Stambolli digjet, udhëheqësit …. llastohen

Ka një non-sense që, në kohë krize (teksa s’e kanë për gjë t’u kërkojnë të gjithëve të shtrëngojnë rripin), politikanët vijojnë të jenë shkapërdarë. Po japim menjëherë një ilustrim skandaloz. Çmimi mesatar i dhomave të hotelit, ku kanë fjetur leader-ët e vendeve të G-20-s vërtitet rreth 23 mijë euro. Për gjithë kohën e qëndrimit? Jo, ç’është ajo fjalë. Janë 23 mijë euro për një natë.
Nuk ka dyshim, që kryetarët e shteteve e të qeverive të vendeve të rëndësishme kanë dhe probleme të sigurisë, e për këtë arsye nuk mund të flenë në një hotel, ku mud të ketë access kushdo. Nga ana tjetër, dhe një farë komforti e ka hak dikush që përfaqëson kombin në një aktivitet të tillë. Por një çmim i tillë duket tepër.
Dhe është David Cameron që të bind për këtë. Ai vetë ka fjetur në hotel Marriot, ku akomodimi kushtonte 2 mijë euro për një natë, e për këtë është përshëndetur nga shtypi britanik. Dhe ky ka qenë modeli i vetpërmbajtjes dhe i skrupujve. Pastaj vjen presidenti kinez Hu Jintao që ka shpenzuar 10 mijë euro për një natë në hotel Grey d'Albion. Të tjerët kanë harxhuar shifra të çmendura. Silvio Berlusconi ka fjetur në Carlton, ku dhoma kushtonte 30 mijë euro, dhe ka pasur fqinj në suitën Grace Kelly Presidentin Obama, i cili ka paguar më shumë: 34 mijë euro. Suita e Sarkozy-së në Majestic-Barriere ka kushtuar edhe më shumë: 37 mijë euro, ndërsa Angela Merkel është akomoduar në një suitë të Majestic-ut, ku çmimi varionte nga 10 deri në 30 mijë euro. Dhe të mendosh që këto janë shpenzime, ku nuk përfshihen darkat, drekat, etj.
Duket si marrëzi. Dhe hajt përqesh, po deshe, ata të lëvizjes Occupy Wall Street!
M.N.
Comments
Sidoqofte keto paskan fjete
<p>Sidoqofte keto paskan fjete rahat. Po Stambolli a u dogj a jo?</p>
Me mire te perqeshim veten
<p> Me mire te perqeshim veten . Te perqeshim veten me sa e si te mundemi . Qe ta ndjejme deri ne ind duhet ta kryejme procesionin para pasqyres ...Mundesisht te banjos ...</p>
Add new comment