Të rinjtë në Europë po bëhen islamofobë

Një thinktank britanik me emrin Demos ka bërë një studim, nga i cili dalin të dhëna shqetësuese. Studimi është bërë online, dmth janë zgjedhur internautë nga 11 vende të kontinentit të vjetër, secilit i është dhënë një pyetësor, dhe përgjigjet janë kërkuar e dhënë po online. Përfundimi që ka befasuar autorët e këtij studimi, por dhe të tjerë që janë njohur me të, ka të bëjë me rritjen e një vale të ekstremit të djathtë mes të rinjve, kryesisht mes meshkujve. Gjenerata e të rinjve të sotëm nuk e ka për gjë të ndillet e frymëzohet nga qëndrimet nacionaliste, e nga idetë që synojnë të mbjellin frikën prej emigrantëve. Politikisht e kulturalisht, kjo gjeneratë, në një pjesë jo të vogël të sajën, nuk impresionohet nga aspirata e Bashkimit Europian, është e pakënaqur nga qeveria, cilado qoftë kjo e fundit, është ksenofobe, antisemite, e mbi të gjitha islamofobe. Shqetësimi i tyre kryesor mbetet rritja e ndikimit të islamit në shoqëritë e tyre. Islamofobia është sot faktori unifikues i ekstremit të djathtë në atë masë që antisemitizmi ka qenë faktor unifikues i partive të djathta ekstreme në Europën e viteve ‘10, ’20, ’30 të shekullit të kaluar.
Mos vallë po përurohet një epokë e re, që e ka zanafillën tek ploja e shkaktuar prej ekstremistit norvegjez, Anders Behring Breivik, disa muaj më parë, në Oslo, e që ka gjasa të dominohet nga një mainstream ultranacionalist e ksenofob? Hë për hë kjo mbetet një hamendje ndjellakeqe, por ky raport i Demos-it na thotë se gjendja është më dramatike se sa është menduar.
M.N.
Comments
jam kurioz te shihja

jam kurioz te shihja rezultatet e nje studimi te tille mbi internautet shqiptare. kur lexoj komentet e disave, si tek gazeta Shekulli e Tema, apo ne grupe te ndryshme ne fb, shoh nje nivel alarmues islamofobie mes shqiptareve. Nuk arrij te kuptoj nese kjo eshte nje tregues i nje trendi real ne shoqeri apo thjesht qellon qe elementi shqiptar islamofob eshte rasti i nje minoriteti teper vokal e te zhurmeshem...

edhe tek komentet ketu tek respublicca shihen shenja te qarta islamofobie (kryesisht te frymezuar nga injoranca e thelle ndaj Islamit)

Studimi qenka per

Studimi qenka per mbeshtetesit e partive populiste qe perdorin rrjetet sociale per t'u organizuar. Kane gjetur qe shumica e ketyre perdoruesve te Facebook-ut jane nen 30 vjec. Ku qendron habia ketu? Kjo nuk te lejon te konkludosh se shumica e ksenofobeve jane te rinj e as se po rritet numri i te rinjve ksenofobe. Ksenofobia/Islamofobia jane fenomene qe meritojne studime shume me te thella se kaq.

Ksenofobia ka qene nje

Ksenofobia ka qene nje ndjenje latente nder europianet, por sidomos pas vitit 2001, pas sulmit ndaj Kullave Binjake, mori hov te papare dhe nuk po ndalet. Eshte e vertete se antisemitizmi sot ne Europe eshte zevendesuar me antiislamizmin. Shenjat jane te pamohueshme. Europa sot po gjendet afersisht ne te njejten situate te ngjashme me ate te para Luftes se Dyte Boterore; krize e plote finaciare, papunesi, urrejtje ndaj te huajve etj. etj. Ksenofobia e vendasve perveç origjines gjenetike te shume popuj te Europes Perendimore yshtet edhe nga qendrimi idiot dhe armiqesor i nje pjese te popullsive myslimane, qe jetojne sot ne Perendim. Myslimanet nuk i duan vendasit, nuk shkartisen me ta, i ndalojne vajzat e tyre te martohen me djemte europiane etj etj. Por me e keqja eshte se kjo pjese e popullsise e indoktrinuar kerkon te imponoje doket dhe zakonet e saj ne jeten shoqerore te vendasve. Ata psh nuk pranojne qe ne mencat e shkollave te gatuhet mishi i derrit. Nuk durojne dot kryqin te varur ne muret e klasave, apo Pemen e Vitit te Ri etj. Te gjitha keto perdredhje i kane zemeruar vendasit, prandaj ne shtete e BE-se po fuqizohen gjithmone e me shume partite nacional/ raciste te ekstremit te djathte. Ne planet e tyre perfshihet kthimi ne vendet e origjines i te gjithe emigranteve me origjine myslimane. Rastin per nje Pogrom te tille do ta krijojne edhe vete nese eshte e nevojshme, siç beri Hitleri me djegien e Rajhshtagut.

"Perdredhje" eshte te varesh

"Perdredhje" eshte te varesh simbole fetare ne muret e shkollave publike.

Add new comment