Shifrat flasin qartë, por Kryeministri vijon në të vetën

Postuar në 07 Nëntor, 2011 05:02

Dje, në Këshillin e Ministrave, u miratua projekt-buxheti për vitin e ardhshëm, dhe kryeministri, që është dhe ministër de facto i financave, vijoi të thotë midis të tjerash, se “ky është buxheti më i madh në historinë e vendit [e tha pa shumë entusiazëm këtë gjë. Red.], dhe siç jemi zotuar, në vitin e ardhshëm do të jemi një nga vendet e pakta që do të rrisim rrogat, pagat e ndihmën ekonomike”. Mirëpo, nga leximi i projekt-buxhetit rezulton se shifra e të ardhurave buxhetore është 2% më e ulët se sa në vitin 2011. Kjo shifër zbret nga 362 miliardë lekë në 353,8 miliardë lekë.

Sipas Genc Kondit të gazetës më të re në treg shqiptarja.com, nuk është fjala për një rritje reale të pagave, pasi kjo është poshtë normës së inflacionit, që është mbi 3%. “Praktikisht”, shkruan Kondi, “edhe rritja e fundit  e pagave ka qenë thjesht një indeksim pagash.”

Objektivat përparësorë të këtij project-buxheti do të jenë frutikultura (po dalin barceleta mbi arrët, ullinjtë, e pjeshkët e Berishës), Shqipëria dixhitale dhe infrastruktura moderne.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.