A do t’i provokojë katolikët ‘Shqipëria’ i Blushit?

Postuar në 07 Nëntor, 2011 16:15

Romani i ri i Ben Blushit, ‘Shqipëria’, i sapohedhur në treg nga ‘MAPO Editions’ është ende prurje e re për t’u konsideruar si një libër që ka mbërritur te lexuesi. Megjithatë gazetat, me sa duket pa e lexuar ende librin, janë munduar të hedhin doza provokimi në publik. Kështu ‘Panorama’ e sotme e jepte këtë ‘provokim’ që në titull kur shkruante: Romani Shqipëria-Provokimi i Blushit: Zoti i krijoi prindërit e tij dhe pastaj i vrau. Një ditë më parë e përditshmja tjetër ‘MAPO’ ia mveshte një pasazhi me Jezu Krishtin “provokimin” e saj. Nga kleri apo komuniteti katolik nuk ka ende asnjë reagim. Megjithatë pyetja është: a ka një përpjekje të Blushit që t’i shesë librat e tij, jo nëpërmjet letërsisë, por provokimeve? E ka bërë këtë në romanin e parë ‘Të jetosh në ishull’, teksti i të cilit prodhoi një spazmë mediatike që e ndali vrapin te një libër tjetër ku përmblidheshin debatet mbi të. Pyetja tjetër: a do t’i përgjigjet kisha katolike lokale përpjekjes së Blushit për një variant shqiptar të Dan Broën-it?

H.B.

Comments

Submitted by G.G. (not verified) on

Po pse duhet te provokoje katoliket te cilet e kane kulture ne perendim fyerjen e Zotit, dhe jo muslimanet dhe ortodokset, te cilet, me kete qe ka shkruar Blushi duhet te nisin protesta ne vend dhe te kerkojne qe PS-ja ta deboje nga mesi i saj kete shejtan?

Submitted by Astrit (not verified) on

E vetmja gje e mire qe i kishte mbetur Shqiperise, toleranca per ceshtje fetare, eshte ne rrezik. Kjo gje e vetme e mire kishte mbetur se deri me tani feja as nuk shitej e vidhej ne tendera, e as shnderrohej dot ne para per njeri.

Tashti eshte ne rrezik prej atyre qe po e perdorin si monedhe per te marre vota (Basha me xhamine e re), njerezve qe duan te shesin libra (Blushi), gazetare qe duhan tu lexohen shkrimet... E vertete qe keto gjera behen ne Europe e kudo ne boten e  qyteteruar. Por ne nje vend si shqiperia, me kater komunitete madhore fetare, kesaj i thone te luash me zjarrin dhe une shpresoj qe opinioni publik (myslymane e te krishtere e te te tera konfesioneve) do ti anashkalojne keta matrapaze qe po i kercenon te ardhmen vendit.

Submitted by Pelikani (not verified) on

Jam katolik dhe e njoh mire Kishen time! Ajo nuk ka pse te pergjigjet asnje provokimi. Se cili eshte Jezus Krishti dhe Kisha e Shenjte Katolike dhe se c'ka bere kjo Kishe per mbijetesen e Kombit Shqipetare nder shekuj... ska nevoje ta thote nje deklarate per shtyp! Pyetjet e Blushit marrin pergjigje nga Historia dhe nga Filozofia te cilen autori i njeh shume mire... por kjo nuk do ti interesonte per aq kohe qe ne llogarin e tij bankare te ardhurat e librit do te dendeshin si pirg! Zoti e bekofte Shqiperin!

Submitted by agnostiku (not verified) on

Cfare dreq lajmi eshte ky? Po luani "telefoni i prish"? Keto jane si muhabetet e grave qemotit. Degjova diku ne pazar qe ajo ka thene dicka qe nuk e mora vesh, si thua ti a do t'i ngelet hatri kesaj tjetres. S'keni piken e seriozitetit.

Submitted by A.G (not verified) on

Si nuk durojme derisa t'a lexojme, e para. E dyta, le te na jap konkluzionet censusi per perkatesite fetare...Desh harrova per pak: Film do  behet ky roman ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.